Partia Demokratike i është drejtuar ndërkombëtarëve me një raport tjetër ku tregon dhunën e Berishës më 8 Janar. Në materialin drejtuar selive diplomatike, PD i informon ata se vendimi i kryesisë për të përjashtuar Berishën erdhi pas akteve të dhunës që rrezikuan edhe jetën e funksionarëve të lartë politikë.
Lulzim Basha nuk heq dorë deri në “rrëzimin” e plotë të figurës së Sali Berishës. Ai kërkon që Berisha të largohet fare nga politika me ndihmën edhe të faktorit ndërkombëtar. Kështu, Partia Demokratike u ka dërguar një raport të dytë për përfaqësitë ndërkombëtare në Shqipëri, lidhur me protestën e 8 janarit të thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha. Raporti i dërgohet të gjithë faktorëve ndërkombëtare, ambasadave ministrive të jashtme të BE, Parlamentit Evropian, Departamentit të Shtetit etj. Në këtë raport të dytë, PD informon faktorin ndërkombëtar lidhur me vendimet e krysisë për përjashtimin e Sali Berishës dhe mbështetësve të tij nga partia, vendim që pason dhunën në protestën e 8 janarit.
Në raportin dërguar ndërkomëbatrëve thuhet se: “Kryesia vendosi të: Dënojë ashpër aktet e dhunës, gjuhën përçarëse dhe retorikën që nxisin konflikt mes anëtarëve të PD-së; Përjashtimin nga PD dhe sipas rastit nga të gjitha funksionet ekzekutive dhe nga grupi parlamentar të PD-së, të anëtarëve që kanë organizuar, nxitur, urdhëruar apo ushtruar dhunë të deputetit Sali Berisha dhe të tjerëve ish përfaqësues të PD-së. Gjithashtu ftoi përfaqësuesit e tjerë të PD-së që të distancohen publikisht nga aktet e dhunës kundër PD-së dhe veprimeve që dëmtojnë interesat e partisë elektorale apo politike të PD-së.”, thuhet në raport. Në këtë material Partia demokratike shkruan për dhunën ndaj demokratëve që ndjekin e politikën e Lulzim Bashës, duke dhënë edhe momente konkrete. “Gjithashtu që nga e shtuna e kaluar e 8 janarit anëtarë të Grupit Parlamentar të PD-së, të Presidencës dhe Kombëtare Këshilli që ka qenë i pranishëm gjatë një mbledhjeje në seli ose është dëmtuar fizikisht nga protestuesit si rasti i PD Sekretari Roland Bejko dha publikisht një dëshmi personale me të cilën u përballën gjatë asaj dite. Përmes dëshmive të tyre ata përgënjeshtruan pretendimet e Berishës se protesta ishte paqësore”, thuhet në raport. Po ashtu aty shkruhet për dhunën ndaj godinës së Partisë Demokratike. “Ngjarjet janë evidentuar edhe me pamje video ku janë parë shkatërrimi i kamerave të jashtme me qëllim nga protestuesit e dhunshëm, thyerja e syzeve, përdorimi i materiale ndërtimi si shufra hekuri për të shkatërruar dritaret dhe për të thyer dyert në përpjekjet e tyre për të hyrë në katet e sipërme të shtabit të PD.” thuhet ndër të tjera në raport. Partia Demokratike raportin 3 faqësh, e përmbyll me foto të takimeve në bazë të kryedemokratit.