Humbi kushëririn, Berisha jep mesazhin prekës: Ishte si vëlla për mua

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në ditën e Shën Valentinit, ish-kryeministri Sali Berisha ka humbur një njeri të afërt. Përmes një postimi në “Facebook”, Berisha shpreh ngushëllim për ndarjen nga jeta të djalit të xhaxhait.

Ndërkohë dhe Ramush Haradinaj shkruan se kushëriri i Berishës gjatë luftës së fundit të Kosovës në vitin 1999 vendosi kullën e tij në Tropojë në shërbim të Ushtrisë çlirimtare UÇK.

Kushëri i Berishës u varros në Tiranë dhe Haradinaj thotë se e pati njohur gjatë luftës duke u shprehur se Kosova humbi një prej vëllezërve që iu bë krah çlirimit.

“Zi në familjen tonë! Miq, sot ne përcollëm në banesën e fundit një njeri shumë të dashur të familjes tonë, djalin e xhaxhait tim, Sylejmanin. Që kur fillon memoria ime, ai, mocanik me mua, ishte për të gjithë vitet e fëmijërisë dhe më vonë si vëlla për mua. Së bashku ndamë lojërat, gëzimet, dashurinë e prindërve, familjareve tanë dhe përfunduam shkollën 7 vjeçare. Me vone rrugët tona u ndanë por jo zemrat tona. Ai qëndroi në Kodër te Prifçit në Tropojë, aty ku dhe u martua dhe krijoi familjen e tij të mrekullueshme.

Sylejmani pati një jete plote sakrifica. Ai punoi si minator pothuaj ne te gjitha minierat e rrethit dhe qarkut të Kukësit. Kurrë nuk kam njohur një njeri me punëtor se ai apo që të ketë djersitur më shumë në punë se Sylejmani. Kudo që ai punoi, me ndershmërinë, njerëzinë dhe respektin e tij bëri miq dhe shokë të shumtë.

Miq, Sylejmani ishte një patriot i vërtet. Ne vitet 1996-1999 ai e shndërroi shtëpinë në Kodrën e Prifçit në një nga bazat më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai vet se bashku me djemtë e tij Halilin, Gezimin dhe Arbenin morën direkt pjese ne veprime dhe operacione të UÇK kundër pushtuesve serbe! Ai priti dhe përcolli me qindra e qindra luftëtare të lirisë, komandante të shquar të tyre, ndër të cilët ish kryeministrin e Kosovës, zotin Ramush Haradinaj, ish Komandanin e pavdekshmen te UÇK, Ilir Konushevci e shume e shumë të tjerë.

Në ato vite me dhjetar gazetare, diplomate, ambasadore, ushtarake, zbulues nga shumë vende vizituan shtëpinë dhe Kodrën e Prifçit. Sylejmani i priti dhe i përcolli ata në përputhje me traditën. Të gjithë ata, pyetjes se pse keni lejuar këtu një baze ushtarake, morën nga ai vetëm një përgjigje: unë po respektoj traditën e familjes time.

Në fakt ai e tregoi veten i biri i të atit, Zeqir Halilit, i cili që nga mosha e tij e re dhe deri ne vitin 1944 kishte marrë pjesë në çdo përpjekje kundër pushtimit serb dhe për lirinë e Kosovës! Por kësaj here lufta u fitua.

Sylejmani mbylli sytë përgjithmonë nën kujdesin e përsosur të bashkëshortes dhe fëmijëve të tij. Atij i dhanë lamtumiren e fundit familjaret, të afërmit, miqtë, shokët, ish kryeministri Haradinaj dhe bashkëluftëtare të tij nga Kosova dhe emigracioni e diaspora.

Mbetem pafundësisht mirënjohës ndaj të gjithë atyre që na nderuan sot me praninë e tyre ne lamtumirën e sivllaut tim Sylejman Zeqir Berisha dhe i lutem Zotit që shpirti i tij i mirë të gjeje paqen e merituar. Amin!” – shkruan Berisha në postimin e tij.

Lexo edhe :  Gjendet i pajetë 64-vjeçari në Portin e Sarandës, detajet e para

Të fundit

Në Rusi janë gati tri plane për përballjen me Donald Trump

Eksperti rus Aleksander Gabuev, drejtor i Qendrës Carnegie për Rusinë dhe Euroazinë në Berlin, analizon për revistën gjermane DER...

Rama mbledh deputetët e Tiranës dhe drejtorët e Bashkisë

Kryeministri Edi Rama do të mbajë sot një mbledhje në kryeqytet me të gjithë deputetët e zgjedhur të qarkut të Tiranës si dhe me...

Barcelona-Valencia, nisin negociatat për të shpëtuar merkaton e katalanasve

Barcelona duhet të largojë disa lojtarë për të mundësuar regjistrimin e blerjeve të reja, si për shembull huazimi i anglezit Markus Rashford. Alex Valle, Ansu...

Fatlumi Edi Rama! Nuk ka opozitë, kështu që po e bën vetë opozitën

Edi Rama është në kushte aq komode në pushtet, saqë ka shumë kohë që bën edhe rolin e opozitarit. Kryeministri është fatlum, sepse e...

Universitetet shqiptare po kthehen në objekte relike, flasin shifrat!

Universitetet publike po mbledhin më pak para nga tarifat që studentët paguajnë. Kjo për shkak të pakësimit të numrit të këtyre të fundi. Nga...

Lajme të tjera

Web TV