Çuçi mbledh krerët e Policisë: Të vendosur ndaj luftës anti kanabis, brenda vitit nis kontrolli i territorit me satelit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga mesi i këtij viti territori i vendit tonë do të vëzhgohet nga satelitët, ç’ka do të ndihmojë edhe Policinë e Shtetit në luftën kundër kanabisit. Lajmi u bë më dije nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi gjatë një takimi me takimi me drejtues të lartë të Policisë së Shtetit dhe shefat e komisariateve në të gjithë vendin. Ministri bëri me dije se në fund të viti gjithashtu në dispozicion të policisë do të vihen edhe dronët.

“Ne do vazhdojmë edhe këtë vit që luftën kundër kanabis ta kemi prioritet absolut në punën e përditshme. Besoj që këtë vit të fillojmë me këtë risi pjesën e kontrollit të territorit, besoj nga mesi i viti do kemi shërbimin satelitor që do na prodhojë në mënyrë periodike, gati të përditshme foto të gjithë territorit të Shqipërisë ato ku duam ne që i quajmë si më sensitive. Mund të kemi një avantazh tjetër që mund të na krijohet për shkak të kontrollit të përditshëm të territorit nga sateliti dhe me shpresë që nga fundi i vitit të fillojë edhe monitorimi me dron. Me satelit është më i thjeshtë procesi, besoj do fillojë nga mesi i vitit”, tha Çuçi.

Ai kërkoi nga drejtuesit e Policisë së Shtetit që të mos tolerojnë asnjë presion të mundshëm politik të çfarëdo niveli qoftë për të toleruar kultivimin e kanabisit.

“Presionin politik për të mbyllur një sy apo për të toleruar diku e keni zero. Nga ministri apo kryeministri as që nuk diskutohet. Por çfarëdolloj sinjali sado të tërthortë që mund të merrni nga çdo faktor politik sado i lartë të jetë duhet ta refuzoni me forcë dhe të më bëni me dije mua drejtpërdrejt. Nëse i shkon nëpërmend njeriut të mbyllë një sy në lidhje me këtë gjë, do t’i shkatërrohet karriera. Dua që gjithsecili këtu ta kuptojë kështu siç e thashë unë. Ju lutem shumë të mos bëjë gabim njeri që të tolerojë apo mbyllë sytë”, theksoi Ministri i Brendshëm.

Lexo edhe :  Rama paralajmëroi të ndërhyjë në sektorin e naftës/ Qeveria është qeveri...

I pranishëm në takim, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, shprehu vendosmërinë për tolerancë zero ndaj këtij aktiviteti kriminal.

“Në analizat që kemi zhvilluar në drejtoritë vendore të policisë, porosia ka qenë e qartë. Do të qëndrohet fort për çdo rast ku do të ketë abuzim, mosveprim apo më keq akoma implikim të punonjësve të policisë apo çdo drejtues strukture në këtë aktivitet të kundraligjshëm. Unë ju garantoj që Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit do të jetë gjithmonë e gatshme dhe do të monitorojë çdo aktivitet, do të bashkëpunojë me çdo institucion ligjzbatues dhe të inteligjencës, me qëllim që të minimizojë këtë problematikë”, tha Nano.

Të fundit

25 vatra zjarri në 24 orë, Ministria e Mbrojtjes: 4 prej tyre janë aktive

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën në vend mbi zjarret përgjatë 24 orëve të fundit. Nga reagimi zyrtar është...

“I dashur Vuçiç, më duhet të të taksoj”, Trump i shkruan Vuçiçit

Donald Trump paralajmëroi tarifa prej 35 për qind për importet nga Serbia, si dhe 30 për qind për ato nga Bosnje dhe Hercegovina. Ato...

“Salianji mund të bëhet lider i PD në zgjedhjet 2029”

Juristi Kreshnik Spahiu ishte i ftuar këtë të martë në “Frontline”, ku ndër të tjera, foli edhe për lirimin e sotëm me kusht të...

“Kam pasur kontakt me Berishën”, Salianji: S’ka përçarje në PD

Ervin Salianji ka mbajtur sot një konferencë për media në selinë blu pas daljes së tij nga qelia. I pyetur nga gazetarët nëse ka pasur...

Një tjetër ‘non grata’ hedh miliona euro për lobim në SHBA

Më shumë se 22 milionë euro do të shfrytëzohen për të angazhuar ekspertë dhe kompani lobimi në Shtetet e Bashkuara, me qëllim të “pozicionimit...

Lajme të tjera

Web TV