“Shqeu dyert”, Bejko i përgjigjet Dasho Alikos: Je bërë si sigurimsat dhe komunistët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi politik i PD-së zyrtare për qarkun e Gjirokastrës, Roland Bejko i është përgjigjur akuzave të kreut aktual të PD në Gjirokastër Dasho Aliko, i cili denoncoi se dyert e selisë në këtë qytet janë shkelmuar.

Bejko thotë se mbledhja e zhvilluar sot në selinë e PD në Gjirokastër ka qenë e planifikuar nga strukturat dhe për cdo detaj teknik është proceduar sipas statutit. Bejko ka edhe një akuzë të fortë për Alikon, pasi ky i fundit e quajti vandal.

“Rrugës duke u kthyer nga Gjirokastra më njoftuan se disa ish drejtues lokale të PD atje qenkan ankuar se eshte hapur me forcë dera e selisë së demokrateve.

Dua t’i bej me dije opinionit publik se mbledhja e zhvilluar sot në selinë e PD në Gjirokastër ka qene e planifikuar nga strukturat dhe për cdo detaj teknik eshte proceduar sipas statutit. Është për të ardhur keq që ëndrrat me dyer të shqyera që shohin frymezuesit dhe zbatuesit e dhunes së 8 dhjetorit gjejne ende hapesirë në media.

Kushdo që ka pretendimin më të vogël per cdo akt dhune të ushtruar në selinë e PD në Gjirokastër duke më quajtur mua me të njëjtën fjalë “vandal”, siç na quanin sigurimsit e shtetit dhe komunistët në dhjetor 1990, eshte i lutur t’i drejtohet organeve kompetente.

Dega e PD në Gjirokastër, si cdo dege e demokratëve në mbarë Shqipërinë vijon normalisht punën në takimet me bazën” shkruan ai.

Deri dje bashkë në një kauz, “lufta” mes palëve dhe ndarja e madhe ndodhi pasi Dasho Aliko kaloi me grupin e Berishës.

Të fundit

Mos harroni, merrni me vete çadrat/ Ja si parashikohet moti për ditën e sotme

Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave gjatë gjatë orëve të paradites ku në...

Do të keni takime interesante…çfarë kanë parashikuar yjet për sot

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Të enjten Mërkuri dhe Venusi në aspektin e shkëlqyer favorizojnë mundësi të reja, veçanërisht në dashuri. Megjithatë,...

Dramë deri në fund, Real Madrid mposhtet por kualifikohet pas penalltive në çerekfinale

Real Madrid ka siguruar biletën për çerekfinalet e Ligës së Kampioneve pasi ka mundur me penallti Atleticon pas një ndeshje shumë të tensionuar . Ndeshja...

Si të fshini llogarinë tuaj në Instagram dhe të rikuperoni të gjitha fotot

Ju mund të dëshironi të shkëputeni nga rrjetet sociale duke fshirë llogarinë tuaj , por rreziku është që të humbni materialin fotografik që keni mbledhur ndër vite. Ose,...

Lajme të tjera

Web TV