Presidenti i CNN-it jep dorëheqjen për shkak të marrëdhënies me kolegen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i televizionit CNN Jeff Zucker dha dorëheqjen të mërkurën pasi pranoi se ishte në një marrëdhënie konsensuale me një drejtuese tjetër të rrjetit televiziv. Ai ishte për nëntë vjet në krye të kompanisë ku bën pjesë CNN-i, një prej kompanive më të mëdha mediatike në Shtetet e Bashkuara. Zoti Zucker tha se e kishte konfirmuar marrëdhënien kur u pyet për të në kuadër të një hetimi ndaj gazetarit Chris Cuomo, i cili u pushua nga puna pasi doli në pah se kishte ndihmuar vëllain e tij, ish-guvernatorin e Nju Jorkut, Andrew Cuomo, ndërsa ai po hetohej për ngacmime seksuale.

“Duhej ta kisha raportuar kur filloi marrëdhënia, por nuk e bëra një gjë të tillë,” u shpreh zoti Zucker. “Gabova.”

Nuk është ende e qartë se kush do ta drejtojë televizionin CNN përpara se të caktohet presidenti i ardhshëm. Me anë të një deklaratë, zoti Zucker tha se do të kishte dashur që mandati i tij të kishte përfunduar ndryshe por shtoi se përvoja e tij në CNN kishte qenë e mrekullueshme. Allison Gollust, nënpresidente ekzekutive dhe shefe e marketingut në CNN, e pranoi marrëdhënien me anë të një deklarate.

“Unë dhe Jeff kemi qenë miq të ngushtë dhe partnerë në profesion për më shumë se 20 vjet. Së fundmi, natyra e marrëdhënies sonë ndryshoi gjatë COVID-it. Më vjen keq që nuk e konfirmuam në kohën e duhur. Jam jashtëzakonisht krenare për punën në CNN dhe pres me padurim të vazhdoj të kontribuoj në këtë punë të mrekullueshme që bëjmë çdo ditë”, tha ajo.

Para se të punonte në CNN, zonja Gollust ishte drejtore komunikimi për ish-guvernatorin Andrew Cuomo, sipas një biografie të postuar në faqen e internetit të CNN-it. Zoti Zucker u emërua si president i kompanisë “WarnerMedia News dhe Sports” në mars të vitit 2019. Ai gjithashtu ka shërbyer si president i “CNN Worldwide” që nga viti 2013./VOA

Të fundit

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit...

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave

Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen...

Lajme të tjera

Web TV