“Rithemelimi” nis fushatën, Berisha prezanton në Sukth kandidatin për kryetar të Bashkisë Durrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit ka ndezur motorët e fushatës. Këtë të diel, ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në Sukth ku po prezantohet kandidati për kryetar të Bashkisë Durrës, Ardian Muka.

Gjatë fjalës së tij, lideri historik i demokratëve u shpreh se ambiciet e qeverisë, që sipas tij është shndërruar në një qytet betoni, tejkaluan çdo parashikim. Berisha përmendi portin, me projektin e të cilit sipas tij kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha për interesat e tyre, kërcënuan kafshatën e 12 mijë familjeve.

“Një qeverisje që së bashku me qeverinë vendore e shndërroi Durrësin në kryeqytetin e betonit të Shqipërisë. Në një qytet, që në njërën anë ke banorët e tij më të civilizuar, në anën tjetër ke bandat e qeverisë që punojnë kundër qytetarëve dhe për llogari të qeverisë.

Ambiciet e qeverisë për Durrësin tejkaluan çdo parashikim…Porti dhe qyteti janë si trupi me zemrën të lidhur me njëri-tjetrin, kurse kjo qeveri, në mënyrën më të papërgjegjshme, në një nga aferat më të mëdha korruptive në Evropë, duke kërcënuar kafshatën e 12 mijë familjeve, për ta shndërruar 800 mijë metra katrorë, në një zonë ndërtimesh. U tha për Omarin, po tani del për Edvinin dhe Lul Bravën, për larjen e parave të drogës.”

Kurse, kandidati i “Rithemelimit” për Durrësin në fjalën e tij u zotua se do të punojë për një bashki për durrsakët dhe jo, siç u shpreh ai, për koncesionet dhe kryeministrin Edi Rama.  Për Bashkinë Durrës, Muka do të garojë me kandidatin e PD-së Luan Hoti dhe kandidaten e PS-së, Emirjana Sako, aktualisht kryetare në detyrë.

Të fundit

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Jahti sekret i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

Një nga jahtet më të jashtëzakonshme të ndërtuara ndonjëherë, i quajtur Breakthrough, pritet të dalë për herë të parë në shitje gjatë Monaco Yacht...

Dikur avokati i Trump, merr në hetim dosjen “Epstein”

Todd Blanche, avokati personal i Donald Trump, ndodhet në qendër të një polemike të madhe pas vizitës së tij në burg për të intervistuar...

Spahiu: Debati për Kodin e ri Penal mund të zgjidhet me referendum nga populli

Juristi Kreshnik Spahiu tha për Report TV se debati për Kodin e ri penal mund të zgjidhet edhe me referendum popullor. "Duhet që të hartohet...

Lajme të tjera

Web TV