Situata pandemike/ Kalo: Jemi në fazën e evolucionit, me rritje infektimesh, por me agresivitet të ulët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata pandemike në vend ka qenë në fokus të takimit që ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar në QSUT.

Në vizitën e saj ajo ka takuar mjekun Tritan Kalo i cili dhe e ka informuar në lidhje me gjendjen e të shtruarve në spital.

Ministrja është shprehur se kemi një ulje të kurbës së infeksionit por e rëndësishme është që të respektojmë masat mbrojtëse për të mbajtur nën kontroll shtrimet në spitale.

Nga ana  tjetër mjeku Kalo, ka theksuar se jemi në periudhën e evolucionit të pandemisë dhe rritjes së numrit të rasteve të reja por jo me të njëjtin agresivitet që ka pasur në fillim.

Jemi në një periudhë të evolucionit të pandemisë. Jemi në fazën e shtrirjes së pandemisë që kemi shtim të numrit të rasteve të reja por që kemi një agresitivitet më të ulët të sëmundjes. Kjo periudhë mund të zgjasë me muaj të tërë derisa sëmundja të kthehet nga pandemia në endemi dhe do na shoqërojë gjatë rrugëtimi tonë. Si rregull nuk duhet që të neglizhohen elementët bazë të luftës ndaj infeksionit, siç janë maska, distancimi social dhe higjena dhe patjetër nuk duhet që të nënvlerësojmë vaksinat”, ka thënë mjeku.

Të fundit

Me flamurin kuqezi, tifozi afrikan mbështet Kombëtaren Shqiptare

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në orën 20:45 kundër Serbisë në "Arenën Kombëtare" të Tiranës, sfidë kjo e...

Zgjedhjet në dy komuna të vogla, test për pushtetin e Vuçiçit

Zgjedhjet lokale të 8 qershorit në Kosjeriq dhe Zajeçar - komuna në perëndim dhe në lindje të Serbisë - pritet të jenë testi i...

Gjermania ka kohë tre vite për të riorganizuar ushtrinë

Forcat e armatosura të Gjermanisë i kanë tre vjet për t’i blerë pajisjet e nevojshme, në mënyrë që të mund të luftojnë ndonjë sulm...

Gazetarët e frontit që bien theror në vijën e zjarrit

Nga Leonard Veizi Në vendet e paqta gazetarët anatemohen. Në vendet e zjarrta ata vriten. Në këtë botën tonë ku ndryshku mbulohet me bojë, – që...

Berisha kthehet në seli/ Brukseli kushtëzoi integrimin me rikthimin e demokracisë

E shtuna nuk ishte ditë pushimi për Sali Berishën, ku nga selia e PD doli të komentonte aktualitetin politik të ditëve të fundit. Rezoluta e...

Lajme të tjera

Web TV