Udhëtoi në Verona me motoskaf, kush është Agron Hoti, piktori që i shiti pikturën Cristiano Ronaldos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Verona emigroi 21 vite më parë me një motoskaf klandestin, si shumë shqiptarë të tjerë. Por, sot, jeta e Agron Hotit  ka ndryshuar. Tanimë, siç shkruajnë mediat italiane, ai ka familjen por edhe studion e tij në këtë qytet.

Prej 20 vjetësh ka ndërtuar një karrierë të pasur, si artist bashkëkohor që i kapërcen edhe kufijtë e Italisë.

Në Itali e konsiderojnë si “piktori i ngjyrave” dhe pas lëvrimit të skulpturës e të tjera gjinive piktoreske, ka gjetur veten në artin abstrakt.

Ajo çka bëri që së fundmi të ktheheshin reflektorët tek puna e tij, ishte një pikturë që ka shitur tek ylli i futbollit Cristiano Ronaldo, pikërisht gjatë ndeshjes së Serisë “A” të Veronas me Juventusin. Piktura ka në fokus pesë “Champions league” të fituar prej tij dhe realizimin e saj artisti e shoqëron gati me një performancë.

Gjatë takimit, me Ronaldon artisti rrëfen se ka ruajtur distancën, kjo edhe për shkak të pandemisë së COVID-19.

Por, ky nuk do të jetë i vetmi nga të famshmit e futbollit që do të mbajë pikturën e tij. Siç thotë për mediat, i radhës do të jetë Ibrahimoviç.

Agron Hoti dhe Cristiano Ronaldo

Të fundit

Raporti për 2024-ën/ SPAK: 33 ish-zyrtarë të lartë u hetuan, mbi 50% shkuan për gjykim

SPAK ka publikuar raportin vjetor për luftën kundër korrupsionit, duke evidentuar një rritje të ndjeshme të çështjeve dhe personave nën...

Diego Simeone nuk lëkundet përpara Barcelonës: “Po kalojmë një sezon shumë të mirë”

Para ndeshjes që do të vendosë sezonin e Atletico Madridit, trajneri Diego Simeone ka folur për mediat spanjolle. Trajneri i “Los Colchoneros” ka analizuar...

“Durana Tech Park”, Rama: Synojmë gjysmë miliard euro të ardhura në buxhet

Qendra e Inovacionit dhe Teknologjisë, Durana Tech Park, ka hapur dyer për 34 rezidentë e parë të ndarë në 4 kategori, kompani, start-up, nomadë...

Protesta e 2 prillit në Shkodër/Berisha: Frymëzim për zgjedhjet, në 11 maj ndahen 2 epoka

Protesta e 2 prillit të vitit 1991 kundër regjimit komunist që përfundoi me 4 viktima në Shkodër, për Sali Berishën duhet të jetë burim...

Ultimatum për heqjen e simboleve të PD/ Basha zbaton urdhrin pas ankimit të demokratëve

Gjatë seancës së 21 marsit në KQZ, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka urdhëruar Lulzim Bashën, të heqë simbolet e Partisë...

Lajme të tjera

Web TV