Gara për Shkodrën/ Majlinda Angoni: Bardh Spahia nuk jeton në Shkodër, si mund ta votojnë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Majlinda Angoni, gjyshja e parë në Shqipëri që kandidon për kryebashkiake.

Kandidatja e PS Majlinda Angoni dhe Bardh Spahia i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” kanë replikuar me njëri-tjetrin që pas zyrtarizimit në KQZ për zgjedhjet e 6 marsit për bashkinë e Shkodrës. Të ftuar mbrëmë në emisionin “DEKALOG” të gazetarit Roland Qafoku, Angoni tha se Spahia është një kandidat që nuk banon dhe jeton në Shkodër dhe nisur nga kjo si mund ta vitojnë shkodranët më 6 mars.

“Unë nuk e kam parë asnjëherë Bardh Spahinë në Shkodër se edhe mund të isha takuar me të. Ndryshe është me kandidatin e PD Xhemal Bushatin. E kam rival dhe konkurrent, por e njoh si një njeri që ka lindur dhe jeton në Shkodër. Jemi takuar dhe jemi ulur edhe në kafe. Por Bardh Spahinë nuk ma kanë zënë sytë në qytet”, tha Majlinda Angoni për gazeterin Qafoku.

Nga ana tjetër, Bardh Spahia, kandidati që përfaqëson Komisionin e Rithemelimit të PD e quajti qesharake këtë përcaktim të zonjës Angoni.

“Të thotë zonja Angoni që unë nuk jam shkodran, kjo nuk shkon. Habitem me zonjën Angoni se madje kemi qenë edhe në ambjente të përbashkëta. Unë jetoj në Shkodër, kam pasaportizimin në Shkodër dhe kam shtëpinë në Shkodër të gjyshërvë”.

Të dy kandidatët folën edhe për familjent e tyre. Majlinda Angoni tregoi se është e martuar me një gjirokastrit i cili ka zgjedhur të shkojë nga Gjirokastra të banojë me të në Shkodër. Angoni është e njohur në Shkodër si sipërmarrëse e prodhimit të maskave veneciane, një biznes nga më të suksesshmit në vend dhe që së fundi mbante postin e prefektes së Shkodrës. Angoni ka një djalë dhe para disa kohësh është bërë edhe gjyshe, duke u bërë edhe gjyshja e parë që kandidon në një post të lartë për kryebashkiake. Ndërkohë Bardh Spahia, është djali i politikanit të njohur që është ndarë nga jeta disa vite më parë Ali Spahia, i njohur edhe në Shkodër si një figurë e rëndësishme e mjekësisë por edhe si intelektual deputet dhe një nga themeluesit e Partisë Demokratike në vitin 1990. Bardh Spahia ka trashëguar profesionin të atit si mjek kirurg. Spahia tha se është i martuar dhe ka dy fëmijë dhe se jeton me familjen në qytetin e Shkodrës në shtëpinë e trashëguar nga gjyshi.

Lexo edhe :  Meloni: Të hënën do të shohim si do të procedojmë me Shqipërinë për emigrantët

 

 

Të fundit

A beson Arjan Çani në Zot?

Të "Pashoq" vjen në këtë atmosferë Krishtlindjeje, me një puntatë speciale dhe një të ftuar po kaq special. Arian Çani...

Sa herë e ka tradhtuar? Blendi Fevziu çudit: E kam humbur gruan 11 vite vetëm se..

Gazetari i njohur i emisionit ‘Opinion’ Blendi Fevziu ditën e sotme ka qenë pjesë e një interviste për revistën ‘Class’. Ai i është përgjigjur ‘100...

Si mund ta arrijë Berisha, qeverinë teknike! Flet Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Intervistën e Ditës nga Ermal Peçi në Dritare TV tha se Sali Berisha nuk mund ta kushtëzojë Edi...

Eksperti i sigurisë ushqimore: Shqiptarët po helmohen me pesticide

Eksperti i sigurisë ushqimore Ervin Resuli ka folur për problematikat me ushqimet dhe debatin e ditëve të fundit me pesticidet në fruta. Ai ka vlerësuar...

“Shqipëria, Maldivet e Evropës”/ Kumbaro: Reklama më e mirë, turistët!

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, gjatë intervistës për “Real Story” foli gjithashtu edhe për cilësimin që shpesh po i bëhet Shqipërisë si...

Lajme të tjera

Web TV