Ëndrra për një karrige, Meta-Berisha bashkë për një qëllim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka përcjellë në facebook mesazhin se populli shqiptar ka nevojë për lidership. Sipas tij, pas përfundimit të mandatit të tij si president, do të angazhohet në politikë për të rivendosur themelet e Republikës. Po të njëjtën gjë po bën edhe Berisha, ku së pari i ka hapur luftë Bashës. 

Të vjetrit e politikës e kanë shumë të vështirë të largohen nga politikbërja edhe kur vendimet që marrin duken si një tërheqje nga politika. Sali Berisha pas rezultatit zgjedhor që mori në vitin 2013 dorëzoi safetën tek Lulzim Basha. Kjo u lexua si një largim i Berishës nga politikbërja, duke u kënaqur me pozicionin e deputetit. Pamë atë që nuk prisnim. Pas shpalljes “Non grata” të Berishës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendimit për përjashtim nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, Sali Berisha ngriti strukturën e ti të re “Foltorja” dhe më pas “komisioni i rethemelimit” për tju futur sërish politikës. Puna e parë që bëri ishte tentativa për të marrë “Kalanë” e PD-së që drejtohej nga Lulzim Basha, ku edhe vetë e kishte zgjedhur pak javë para se ta shpallte “armikun e demokratëve”. Por Berisha nuk do të jetë i vetmi që u konsiderua si i ikur. Po kështu edhe Ilir Meta shihte Presidencën si kulmin e karierës së tij politike, duke ja kaluar bashkëshortes Monika Kryemadhi drejtimin e partisë. Por tani në fund të mandatit të tij pesë vjeçar, Meta reagon më shumë si politikan se si President mbi palët. Duket se kreu i shtetit mezi po pret të dalë nga “zinxhirët” e Presidencës, për tju futur luftës politike që e pret jashtë, ku deri më tani e ka gjetur një “shok politik”, Sali Berishën. Në një reagim në faqen zyrtare të Facebook, Ilir Meta shkruan se do të kthehet më fuqishëm se në vitin 1990. Kreu i Shtetit thekson se do të angazhohet fuqishëm në politikë, që siç shprehet ai vetë, t’i rikthejë sovranitetin jetës politike, ku askush të mos guxojë më të ndryshojë Kushtetutën pa referendum. “E kam të pashmangshme të angazhohem shumë fuqishëm në politikë. Shumë më fort se në dhjetor 1990. Në mënyrë që të rivendosim pluralizmin politik në Shqipëri, që është minuar, është tradhtuar. Do t’i japim vlerën popullit që i takon. Do t’i rikthejmë sovranitetin mbi jetën politike, që të mos guxojë më asnjë Parlament me 140 deputetë të ndryshojë Kushtetutën pa referendum”, thekson Meta. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, do i kthehet fuqishëm politikës për të tentuar edhe një herë karrigen e pushtetit. Meta ka gjithmon nga një “AS” poshtë mengës në çdo situatë. Kësaj radhe nuk pritej që Berisha që përçau PD zyrtare të shihej në krah të Ilir Metës. Po a do të jetë karta e duhur Berisha dhe ky “AS’ a ka rrezik të digjet pa u futur në lojë? Tashmë një test janë edhe zgjedhjet e pjesëshme lokale, ku Berisha kandidatët e tij i ka përfshirë në listën e LSI-së, ku qëllimi nuk është marrja e bashkive, por dëmtimi sa më i madh i PD-së zyrtare që drejtohet nga Basha.

Lexo edhe :  Përplasje PS-PD për përjashtimi nga taksat të hoteleve luksoze

 

Të fundit

Putin: Nëse Trumpit s’do t’ia kishin vjedhur fitoren, s’do të kishte luftë në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se ai është "i hapur për diskutime" me presidentin e SHBA, Donald Trump, për të punuar së bashku për...

‘Spiun i sigurimit’/ Analisti ‘shpërthen’ ndaj Berishës: Palaço, ti nuk je burrë!

Analisti Ilir Demaila i ftuar në Report Tv denoncon Sali Berishën, për të cilin thotë se e ka quajtur spiun i sigurimit. Me tone...

Europol godet trafikun e kokainës/ Shqiptarët në Dubai, financues të drogës në Spanjë

Autoritetet Spanjolle, në bashkëpunim me Europol, ka goditur një grup kriminal që merrej me trafikimin e kokainës, nga Kolumbia e Panamaja për në Europë...

Vidhte valixhe në aeroport dhe i shiste në internet, e pëson keq deputeti portugez

Një politikan i ekstremit të djathtë në Portugali është akuzuar për vjedhjen e valixheve në disa aeroporte dhe për pasojë është dëbuar nga partia...

Kroatët bojkotojnë blerjet për shkak të rritjes së çmimeve

Shitjet në Kroaci ranë më 24 janar pas një bojkoti mbarëkombëtar të blerjeve, në shenjë proteste për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore dhe inflacionit të...

Lajme të tjera

Web TV