Gati për luftë/ Gazeta gjermane zbulon ditën: Ja kur e nis Rusia sulmin mbi Ukrainë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa SHBA ka paralajmëruar se Rusia mund ta pushtojë Ukrainën ditët e ardhshme, gazeta e njohur gjermane “Der Spiegel” shkruan se pushtimi mund të ndodhë ditën e mërkurën.

“Sipas informacioneve të SPIEGEL se si shërbimi sekret amerikan CIA, ashtu edhe ushtria amerikane informuan qeverinë federale dhe shtetet e tjera të NATO-s gjatë të premtes se bazuar në informacionet e reja, ekzistonte frika se sulmi mund të ndodhte të mërkurën e ardhshme”, shkruan gazeta Der Spiegel.

Kujtojmë se një ditë më parë, SHBA dhe Britania e Madhe iu bënë thirrje shtetasve të tyre në Ukrainë që të largohen prej aty. Dje Presidenti Joe Biden u takua virtualisht me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, me kryeministrin e Britanisë, Boris Johnson, dhe liderë të tjerë botërorë për t’i informuar ata mbi zhvillimet e fundit. Në takimin virtual u përshkruan në mënyrë specifike rrugët që do përdorë Rusia për pushtimin.

Rusia, e cila ka më shumë se 100.000 trupa pranë kufijve të Ukrainës, mohon akuzat perëndimore se mund të planifikojë të pushtojë ish-fqinjën e saj sovjetik. Franca, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e NATO-s kanë refuzuar kërkesat e Moskës për të përjashtuar mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në aleancën perëndimore të krijuar pas Luftës së Dytë Botërore.

Tensionet midis Rusisë, Ukrainës dhe Perëndimit vijnë gati tetë vjet pasi Rusia aneksoi gadishullin jugor të Krimesë të Ukrainës dhe mbështeti një rebelim të përgjakshëm në rajonin lindor të Donbasit. Moska akuzon qeverinë ukrainase për dështimin në zbatimin e marrëveshjes së Minskut, një marrëveshje ndërkombëtare e sponsorizuar nga Gjermania dhe Franca për të rivendosur paqen në lindje, ku rebelët e mbështetur nga Rusia kontrollojnë një pjesë të territorit dhe të paktën 14,000 njerëz janë vrarë që nga viti 2014.

Të fundit

Ndeshje e jashtëzakonshme, Real Madrid përmbys Cityn në minutën e fundit të sfidë

Champions League dhuron emocione të forta në duelet e para të fazës Play Off. Akti i parë i finales...

Nuk dorëzohen dhe në ditët më e vështira, zbuloni shenjat më luftarake të horoskopit

Tre shenja të zodiakut janë të njohura për shpirtin e tyre luftarak dhe qëndrueshmërinë, ku pavarësisht pengesave, ato nuk dorëzohen kurrë. Dashi është një shenjë...

Trump nuk përjashton Shqipërinë si vend për të strehuar palestinezët e zhvendosur nga …

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka pohuar se do të marrë parasysh edhe Shqipërinë, si vend për të sjellë palestinezët e zhvendosur...

Vendet e Ballkanit në ankth për dëbimin e planifikuar të emigrantëve nga Trump

Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë bërë ende të ditur se si planifikojnë të përballen me një fluks kriminelësh të dënuar që do të...

Trump paralajmëron Kievin se ‘Ukraina mund të bëhet ruse një ditë’

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se kërkon minerale të rralla në vlerë qindra miliarda dollarë nga Ukraina, në këmbim të...

Lajme të tjera

Web TV