Shkurt 2013/ Jep dorëheqjen Papa i 265-të i Vatikanit, Benedikti XVI

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 11 shkurt 2013 Papa Benedikti XVI njoftoi dorëheqjen nga Papati. Ishte gati në fund të vitit të tetë të papnisë së tij. Tërheqja e tij përbën edhe rastin e parë qysh prej vitit 1294, që një Papë largohet me dëshirën e vet.

Mediat raportuan se Papa Benedikti XVI do largohej nga Papati më datë 28 shkurt. Lajmi u konfirmua nga Papa personalisht në latinisht gjatë Meshës për martirët e Otrantos. Papati thekson se vendimi i Papës vjen për mungesë të forcës së tij dhe shëndetit të lig për të vijuar me tej mandatin. Vetë, Papa sqaroi se po ndjen peshën e rëndë të drejtimit të Papatit, ndaj për këtë arsye ka medituar gjatë largimin e tij. Papa tha se e mori vendimin për të mirën e Kishës Katolike.

Kardinali Jozef Ratzinger (Benedikti XVI) ishte Papa i 265-të. Ai u zgjodh më 19 prill të vitit 2005 për të pasuar Papa Gjon Pali II. Papa Benedikt XVI, 78 vjeçar, ishte kryepeshkop i Mynihut dhe një nga anëtarët më të lartë të Kolegjit të Kardinalëve. Udhëheqja e kishës, Konklava e Kardinalëve, e zgjodhi Papën e ri në ditën e dytë të mbledhjes së tyre në Kapelën Sistine në Vatikan dhe pas katër raundesh votimi. Në Sheshin e Shën Pjetrit mijëra vetë u mblodhën ndërsa tymi i bardhë nga oxhaku i Kapelës Sistine sinjalizoi zgjedhjen e Papës i shoqëruar nga rënia e kambanave të bazilikës së Shën Pjetrit.

Të fundit

Cilat janë shkaqet e lëvizjes së pavetëdijshme në gjumë, somnabulizmi?

Somnambulizmi, ose ecja në gjumë, është një çrregullim që ndodh kur individët lëvizin ose ecin gjatë fazave më të...

Florian Marku arrestohet sërish, këtë herë në Angli!

Telashet për boksierin shqiptar, Florian Marku nuk kanë të mbaruar. Vetëm disa ditë pasi u lirua në Gjermani, sportisti shqiptar është arrestuar sërish, por...

A rrezikojmë izolimin nga virusi i “ri”? Alimehmeti apel qytetarëve: Shkakton sëmundje

“Virusi i ri, a rrezikojmë izolimin”, kjo ishte tema e emisionit në një studio televizive. Mjeku Epidemiolog Ilir Alimehmeti i ftuar në studio tha se...

Gjithë natën me 5 persona, zbardhet dëshmia e 21-vjeçares që alarmoi Tiranën

Forcat speciale të RENEA-s ndërhynë në një apartament në një pallat në Astir, aty ku këtë të enjte u ngujua një vajzë e moshës...

Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Është e vështirë për shumë njerëz të imagjinojnë një vakt pa mish, por duhet të mendojmë ta konsumojmë më rrallë, sepse ngrënia e tepërt...

Lajme të tjera

Web TV