Po plas lufta/ Ministria e Jashtme thirrje shqiptarëve: Largohuni menjëherë nga Ukraina!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i ka bërë thirrje shtetasve shqiptare që të mos udhëtojnë në Ukrainë, ndërsa kërkon nga ata që janë atje, të largohen menjëherë!

Ministria thekson se ka një rrezik të besueshëm sipas të cilit situata do të përshkallëzohet atje, prandaj edhe shqiptarët nuk duhet të udhëtojnë si edhe ata që janë atje duhet të largohen.

Çdo shqiptar që ndodhet aktualisht në Ukrainë duhet të telefonojë numrat +48 22 824 14 27; +48 501 194 910; ose të shkruajë në adresat e emailit: ambasada@albania.ëaë.pl; embassy.warsaw@mfa.gov.al; dk@mfa.gov.al

“Qytetarët shqiptarë ftohen që të informohen përmes kanaleve të komunikimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme”, njofton ministria.

SHBA-të dhe NATO besojnë se ushtria ruse do të sulmojë Ukrainën gjatë orëve apo dy ditëve në vijim pas mbledhjes së të gjithë arsenalit ushtarak përreth këtij shteti. Një ditë më parë, vetë Sekretari i Shtetit Blinken tha se e presin një sulm këto ditë, ndërsa mediat amerikane raportojnë duke iu referuar burimeve ushtarake se sulmi do të ndodhë deri të martën.

Rusia është kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO dhe ka nisur një process destabilizimi të vendit që prej vitit 2014 ku separatist pro rusë morën kontrollin në rajonet lindore, ndërsa vetë ushtria ruse aneksoi Krimenë.

Dy ditë më parë NATO i ktheu përgjigje Rusisë duke theksuar se nuk mundet që të ndalojë anëtarësimin e shteteve në aleancë pasi kjo bëhet me vullnetin e tyre. Rusia kishte kërkuar bllokimin e zgjerimit të NATO-s dhe largimin e saj deri te kufijtë e vitit 1997 duke lënë jashtë të gjitha republikat balltike, Rumaninë dhe Bullgarinë.

Njoftimi

Lexo edhe :  7 Marsi/ Spiropali uron mësuesit: Mirënjohje pa fund!

‼️Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është duke ndjekur me kujdes zhvillimet pranë kufirit ukrainas.

? Duke marrë parasysh rrezikun e besueshëm të përshkallëzimit të situatës, MEPJ këshillon të mos udhëtohet drejt Ukrainës.

❗Gjithashtu, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i bën thirrje shtetasve shqiptarë që të largohen nga Ukraina sa më parë.

Qytetarët e Republikës së Shqipërisë që ndodhen në Ukrainë mund të kontaktojnë për asistencë në numrat: +48 22 824 14 27; +48 501 194 910; ose
në adresat e emailit:
ambasada@albania.waw.pl; embassy.warsaw@mfa.gov.al;
dk@mfa.gov.al

ℹ️ Qytetarët shqiptarë ftohen që të informohen përmes kanaleve të komunikimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Të fundit

G7 diskuton mbi Ukrainën pasi SHBA rifillon ndihmat për Kievin

Ministrat e Jashtëm të shtatë vendeve më të zhvilluara të botës (G7) do të mblidhen për një takim disa...

E rëndë në Greqi: Shqiptari vret me thikë gruan dhe më pas hidhet nga ballkoni

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një 53-vjeçar shqiptar ka masakruar me thikë bashkëshorten dhe më pas është hedhur nga ballkoni i...

Paga mesatare 83400 lekë/Thyhet hendeku mes shtetit dhe privatit

Një individ në 2024 përfitoi rreth 8 mijë e 300 lekë më shumë në pagesën e tij mujore. Rritja e pagave për sektorin publik por...

Kurti “merr me të mirë” SHBA-në: Marrëveshje kornizë për mbrojtjen

Qeveria e Kosovës e ka miratuar nismën për lidhje të Marrëveshje Kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Marrëveshja...

Qeveria liron nga detyra zv/ministren e Financave Adela Xhemali

Në mbledhjen e sotme në Këshillit të Ministrave, qeveria ka emëruar në detyrë dy zëvendësministre të reja në Ministrinë e Financave. Sipas vendimit, bëhet fjalë...

Lajme të tjera

Web TV