Artan Lame për situatën te “5 maji”: Ata kërkojnë edhe paratë e tokës që s’është e tyre, shteti do rimbursojë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Kadastrës, Artan Lame, ka qenë këtë mesditë i pranishëm në Berat, ku ka shpërndarë për qytetarët atje disa legalizime.

Teksa po kryente shpërndarjen, Lame është ndalur dhe te situata në lagjen 5 maji në kryeqytet dhe në Unazën e Re. Kreu i Kadastrës tha se qytetarët atje, kërkojnë të paguhen edhe për tokën, por ndërkohë që toka nuk është e tyre.

Ai tha se ky debat nuk ia vlen të diskutohet sepse shteti ka detyrimin për të rimbursuar shtëpinë e bërë prej tyre dhe jo tokën, që nuk i përket.

“Po ndjekim atë që po ndodh në zonën e 5 majit dhe me Unazën e re. Ju do të jeni të gjithë në tokën tuaj. Është për tu respektuar që ka ndërtuar pa leje, po në pronën e vet, të paktën si ka rënë në qafë askujt. Sidoqoftë nga mënyra si po kërkohet në 5 maj, po flitet për një zonë që është ndërtuar pa leje, në tokë me pronar dhe në tokë shtet. Tani po kërkohet legalizim i shtëpive, por po kërkojnë dhe para tokash, që nuk janë të tyre. Kam pritur disa prej tyre që kanë marrë legalizimin dhe tani në procesin e shpronësimin do të marrin paratë e shtëpisë, ata kërkojnë paratë e tokës që nuk është e tyre.

Ju keni ndërtuar në tokën tuaj dhe nëse ka nisur një projekt do e merrni, atje nuk është ndërtuar në tokën e tyre, ndaj s’ka kuptim që të kërkojnë paratë e tokës në rastet që nuk ka përfunduar procesi i blerjes së tokës. Pra, ka disa mënyra për ta marrë me ligj pronësinë e një toke. 1 është ta marrësh me vendim gjykate. E 2 është me 7501, vjen e regjistrohet dhe është tokë e ligjshme. E treta është me blerje, ia bleve komshiut dhe është mënyrë e ligjshme. E katërta është me dhurim, po kur e ke tokën vërtetë tënden. Në këtë kuadër këto janë format e ligjshme të fitimit të pronësisë. Desha të them që është një element për t’u respektuar që jemi në një zonë që kanë ndërtuar në tokën e tyre dhe nuk i kanë rënë në qafë askujt”, tha Lame.

Të fundit

VIDEO/ Nga një gol për secilën skuadër, Milan dhe Roma ndajnë pikët në “San Siro”

Barazim 1-1 në sfidën mes Milanit dhe Romës në Serie A. Reijnders shënoi në minutën e 16-të, duke i...

“Ky as nuk ndërrohet”/ Livia flet për Laertin: Vesh të njëjtat pantallona…

Livia dhe Rozana kanë disktuar sot në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” në lidhje me sjelljen e Laertit. Sipas Livias, Laerti nuk është afruar...

Kroacia mban zgjedhjet presidenciale, kush janë rivalët për president të vendit

Kroatët më 29 dhjetor zgjedhin presidentin e ri, teksa presidenti aktual Zoran Millanoviq, po prin sipas sondazheve. Rivali i tij kryesor në zgjedhjet presidenciale,...

“S’jemi si aleanca e qelbësirave”/ Alibeaj për zgjedhjet e 2025-ës: Synimi ynë….

Në zgjedhjet e kësaj pranvere, forcat e reja politike siç mund të jetë "Djathtas 1912", presin që të sigurojnë votën e atij që quhet...

Shqipëria, perla e fshehur evropiane…

Turizmi masiv në vende të njohura turistike në verën e vitit 2024, shkaktoi demonstrata të dhunshme, kryesisht në Spanjë, shkruan Noémie Dambrin në një...

Lajme të tjera

Web TV