Refuzoi të darkonte në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’, zbulohet ku ndodhet Beatrix

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Beatrix Ramosaj është komentuar shumë kohët e fundit për shkak të situatës së krijuar në “PRIME”-n e “Big Brother VIP Albania”, ku ajo refuzoi të ishte pjesë e darkës së konkurrentëve me ish-banorët për shkak të hatërmbetjes së saj kundrejt batutave të Ermal Mamaqit dhe Salsano Rrapit.

Donaldi padyshim që u mërzit nga mungesa e Trixës dhe nuk e shijoi sa të tjerët darkën me ish-banorët, ndërsa burime treguan se këngëtarja i ka hipur avionit dhe është larguar fare për disa ditë nga Shqipëria.

Ndaj edhe Dj Dagz gjatë emisionit, kur Trixës i sugjeruan të vinte me Taxi u shpreh se për të qenë e pranishme, ajo duhet të merrte Avion dhe jo Taxi.

Ndërkohë që Beatrix nuk ka bërë ende asnjë reagim duke mos treguar personalisht se ku ndodhet, një detaj në postimin e Anxhelinës i ka treguar të gjitha.

Kushërira e Trixës ka publikuar një ‘selfie’ në ‘story’-n e saj të “Instagram” teksa është me pushime në Dubai. Mirëpo ajo që ka bërë shumë përshtypje ka qenë krahu i Beatrixës në anë të fotos.

Ky postim na ka vërtetuar edhe një herë që këngëtarja është duke u munduar të kalojë disa kohë pushim nga polemikat e “Big Brother”.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV