Grabitja e argjendarisë në Elbasan, në kërkim grabitësi i Durrësit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Astrit Thaçi, 27-vjeçari tashmë i shpallur në kërkim nga Policia për plagosjen e Rexhep Terziut në Durrës, ngjarje kjo e ndodhur më 10 shkurt, dyshohet se është edhe grabitësi i argjendarisë sot në Elbasan. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm pranë Drejtorisë së Policisë në Elbasan. Burimet policore konfirmojnë se, bazuar tek të dhënat dhe idendikiti i krijuar pas këqyrjes së kamerave të sigurisë, rezulton se Thaçi, autori i dy vjedhjeve në Durrës, të jetë autori i grabitjes me armë zjarri të argjendarisë ‘Diamant’ e cila ndodhet 10-12 metra larg nga drejtoria e policisë Elbasan.

Astrit Thaçi i njohur ndryshe si “skifteri” i Durrësit është një nga personat më të kërkuar në vendin tonë pasi ai për pak desh i mori jetën një personi në Durrës në banesën e tij teksa hyri për ta grabitur.  Edhe pse policia ende nuk ka një fakt konkret që e lidh me ngjarjen e sotme, të shumëkërkuarin nga Durrësi, mësohet se do të jetë ai personi i vetëm që do të gjurmohet dhe hetohet për atë grabitje.

Astrit Thaçi, më 10 shkurt u fut për të grabitur banesën e Rexhep Tereziut, në Durrës. Mirëpo, ai u pikas nga familjarët dhe gjatë përleshjes me të zotin e shtëpisë ai e plagosi  me armë 42-vjeçarin në këmbë. Policia gjeti edhe makinën e autorit, 100 metra larg banesës së 42-vjeçarit dhe brenda së cilës kishte disa doza lënde narkotike. Po kështu  27-vjeçari dyshohet të jetë edhe autori i grabitjes së pikës së kredidhënies, ‘Kredo.al’, ngjarje kjo e ndodhur 4 ditë më parë në qytetin e Durrësit. 27-vjeçari i maskuar dhe me pistoletë lodër i mori punonjësit 1 mln lekë dhe u largua.

Të fundit

Cilat janë shkaqet e lëvizjes së pavetëdijshme në gjumë, somnabulizmi?

Somnambulizmi, ose ecja në gjumë, është një çrregullim që ndodh kur individët lëvizin ose ecin gjatë fazave më të...

Florian Marku arrestohet sërish, këtë herë në Angli!

Telashet për boksierin shqiptar, Florian Marku nuk kanë të mbaruar. Vetëm disa ditë pasi u lirua në Gjermani, sportisti shqiptar është arrestuar sërish, por...

A rrezikojmë izolimin nga virusi i “ri”? Alimehmeti apel qytetarëve: Shkakton sëmundje

“Virusi i ri, a rrezikojmë izolimin”, kjo ishte tema e emisionit në një studio televizive. Mjeku Epidemiolog Ilir Alimehmeti i ftuar në studio tha se...

Gjithë natën me 5 persona, zbardhet dëshmia e 21-vjeçares që alarmoi Tiranën

Forcat speciale të RENEA-s ndërhynë në një apartament në një pallat në Astir, aty ku këtë të enjte u ngujua një vajzë e moshës...

Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Është e vështirë për shumë njerëz të imagjinojnë një vakt pa mish, por duhet të mendojmë ta konsumojmë më rrallë, sepse ngrënia e tepërt...

Lajme të tjera

Web TV