‘Thirrje e flakë’, sektet satanike “pushtojnë” varrezat e Durrësit dhe Shkupit’, eksperti i sigurisë: Janë shtuar së tepërmi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço, ka zbuluar se grupet satanike janë shtuar së tepërmi në Shqipëri, duke marrë jetë njerëzish përmes sakrificës. Karamuço ka shpjeguar në studion e “ABC Live”, se Shqipëria ende nuk ka ligj që ndalon apo ndëshkon këto aktivitete. Eksperti ka publikuar një video të xhiruar në një prej plazheve të Shqipërisë, teksa thotë se bëhet fjalë për ritin e vrasjes së një qeni.

Karamuço tha se kohët e fundit janë vërejtur edhe fenomene të çuditshme nëpër varreza.

Ai renditi varrezat e Durrësit dhe të Shkupit ku janë kryer rite satanike, por ndryshe nga Shqipëria, në Maqedoninë e Veriut personat që e kanë bërë këtë janë ndëshkuar.

“Këto rite bëhen kryesisht në orët e vona të natës dhe në vende të ndryshme, përfshi edhe varrezat. Ka njerëz që përmes magjisë së zeze duan të ndikojnë në botën e përtejme në shpirtrat e personave që kanë urryer apo që i kanë dashur duke i dërguar sipas tyre në ferr apo duke i rikthyer ata që kanë dashur. Pak kohë më parë mësuam se një rit satanik ishte bërë në varrezat e Durrësit. Së fundmi kemi patur edhe një rast në varrezat e Shkupit”, tha Karamuço duke theksuar se sektet satanike bëjnë rite të ndryshme.

“Ka rite që xhirohen gjatë natës dhe hidhen në rrjetet sociale. Ka patur mjaft raste që janë shkruar gjëra të ndryshme mbi pllakata në këto varreza. Secili sekt ka doktrinën e tij. Ata e bëjnë këtë për interesat e tyre kriminale”, tregon Karamuço.

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV