Covid-19/ Bie numri i infektimeve në botë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në raportin javor mbi pandeminë, agjencia shëndetësore e OKB-së tha se gjatë javës së kaluar janë regjistruar 16 milionë raste dhe rreth 75,000 viktima. Numri më i madh i rasteve të reja me Covid është regjistruar në Rusi. Gjithashtu janë dyfishuar rastet në Europën Lindore, kryesisht për shkak të variantit Omicron.

Gjithashtu sipas Organizatës Botërorë të Shëndetësisë, numri i rasteve ra me 19% globalisht, por niveli i vdekshmërisë mbetet i qëndrueshëm. Numri i vdekjeve u rrit me 38% në Lindjen e Mesme.

Drejtori i OBSH-së në Afrikë, Dr Matshidiso Moeti, tha javën e kaluar se kishte “dritë në fund të tunelit” për kontinentin dhe se edhe përkundër niveleve të ulëta të vaksinimit, Afrika po dilte nga faza akute e pandemisë.

Komentet e tij janë në kontrast të plotë me paralajmërimet e drejtorit të përgjithshëm të OBSH-së, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili ka thënë vazhdimisht se pandemia nuk ka mbaruar.

Të fundit

Parlamenti i ri, dy botë politike/ PS me fytyra të reja, PD me rikthime të vjetra

Parlamenti i ri shqiptar do të përfaqësohet nga dy realitete të ndryshme politike: një Partia Socialiste me figura të...

Nusret publikon foton me Ramën gjatë finales së Champions League: Më shumë se një mbret!

Kuzhinieri dhe biznesmeni me origjinë turke, Nusret Gokçe, i njohur si “Salt Bae” dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama janë bërë bashkë në finalen e...

Profesori kërkoi falje pas kërcënimit ndaj vajzës, Meloni: Gjest prej budallai

Autori i një mesazhi kërcënues ndaj vajzës së mitur të kryeministres italiane Xhorxhia Meloni është identifikuar si Stefano Addeo, 65 vjeç, profesor i gjuhës...

Dyshimet për sabotim, shtatë të vdekur nga shembja e urës në Rusi

Të paktën shtatë persona u vranë kur një urë mbi një linjë hekurudhore u shemb në rajonin kufitar rus të Bryansk. Siç njoftoi guvernatori rajonal...

Durrës/ Motori fiket në mes të detit, një turist vdes, një tjetër dërgohet në spital

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Gjirin e Durrësit, ku Policia Kufitare ka gjetur dy turistë në det të hapur, me një motor uji...

Lajme të tjera

Web TV