Kushtetuesja rrëzoi Kuvendin për shkarkimin e Metës, ja si u ndanë votat e anëtarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata Kushtetuese me vendimin e shpallur mbrëmjen e së mërkurës, rrëzoi Kuvendin e Shqipërisë për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Sipas BW, 6 nga anëtarët e Kushtetueses votuan që Presidenti të mos shkarkohet, e nga ana tjetër, një anëtar i saj ka votuar pro shkarkimit. Kujtojmë që Kuvendi, votoi me 104 vota pro shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, me arsyetimin se ka shkelur rëndë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, duke ndikuar në fushatën për zgjedhjet parlamentare e duke debatuar ashpër me ambasadorët ndërkombëtarë.

Mirëpo, Kushtetuesja doli në përfundimin se pretendimet e ngritura nga Parlamenti nuk cilësohen në shkeljet flagrante të Kushtetutës, aq sa për të shkuar në shkarkimin e Presidentit. Në seancat e fundit në këtë gjykatë për këtë çështje, Presidenca, nëpërmjet përfaqësuesve të saj, e ka cilësuar si ilegjitime mënyrën se si është mbledhur Kuvendi për këtë shkarkim, duke pretenduar se janë falsifikuar aktet. Këtë pretendim, Kushtetuesja e rrëzoi duke theksuar se Kuvendi ka ndjekur të gjitha hapat e nevojshme.

Të fundit

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Nga pasioni te profesioni: Maturantë, zgjidhni programin tuaj të studimeve në UBT

“Natyra nuk është një vend për të vizituar. Ajo është shtëpia jonë.”— Gary Snyder Kjo thënie sublimon lidhjen tonë të brendshme me natyrën dhe thekson...

Lajme të tjera

Web TV