Gjykata merr vendimin përfundimtar/ Dënohet me burgim të përjetshëm vrasësi i shqiptarit në Londër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Suedezi Anis Hemissi është dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata angleze për vrasjen e 36-vjeçarit shqiptar Flamur Beqiri pas prishjes së pazareve të drogës.

Beqiri u ekzekutua në sy të gruas dhe djalit teksa ishte duke hyrë në shtëpinë e tij në Londër. 36-vjeçari shqiptar ishte duke u kthyer për në shtëpi teksa më parë kishte darkuar me gruan kur hasi përballë shtëpisë së tij suedezin me orgjinë tuniziane, Anis Hemissin.

24-vjeçari e qëlloi Flamur Beqirin me armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend. Përpara të se vriste shqiptarin, suedezi së bashku me bashkëpunëtoret e tij kishte studiuar të gjitha lëvizjet e 36-vjeçarit, shkruan Daily Mirror.

Hemissi kishte fluturuar nga Suedia drejt Britanisë së Madhe pikërisht me porosinë për ekzekutuar shqiptarin dhe për ta arritur këtë ai u maskua me uniformën e punës si pastrues mbeturinash. Atij iu desh të priste 4 orë Flamur Beqirin, derisa të hasej me të për ta ekzekutuar me tetë plumba. Autori i krimit përdori një xhaketë, pantallona të forta, syze dielli dhe një maskë lateks për të mbuluar fytyrën. Atij iu desh të priste 4 orë Flamur Beqirin, derisa të hasej me të për ta ekzekutuar me tetë plumba. Autori i krimit përdori një xhaketë, pantallona të forta, syze dielli dhe një maskë lateks për të mbuluar fytyrën. Për t’u larguar ai përdori një biçikletë për femra, gjë që e bëri të bjerë në ‘kurthin’ e policisë. Mediat britanike kanë publikuar edhe momentin e arratisjes me biçikletë të Anis Hemissit pasi vrau shqiptarin Flamur Beqiri.

Ky i fundit e kishte braktisur botën e krimit dhe trafikut të drogës dhe ishte martuar, duke shijuar jetën e tij falë ‘punës’ së mëparshme, e duke udhëtuar sa në Como të Italisë, apo në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Lexo edhe :  Përgjigja e zgjuar që këngëtarja i dha vajzës kur ajo i kërkoi celular për TikTok

36-vjeçari shqiptar me nënshtetësi të Kosovës dhe suedeze deklaronte tek të tjerët se kishte në hyrë në biznesin e muzikës, por në të vërtetë ai ishte i përfshirë që prej vitit 2007 në tregtinë ndërkombëtare të drogës nga Spanja, përmes Holandës e deri në Skandinavi, ndërsa ishte arrestuar disa herë në Evropë.

Jeta që kishte bërë më parë, e shqetësonte atë vazhdimisht dhe frikësohej për sigurinë e tij deri kur në 24 dhjetorin e vitit 2019, ai u shemb përtokë nga plumbat e suedezit në sy të gruas dhe djalit të tij.

Të fundit

Rama: Vjosa, mbretëresha e lumenjve të egër dhe e të apasionuarve pas rafting

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga lumi Vjosa, duke e cilësuar atë si një destinacion të veçantë...

Benito Musolini, vë në pikëpyetje planet e Hitlerit mbi pushtimin e Britanisë

Udhëheqësi fashist italian Benito Musolini i shkruan një letër Adolf Hitlerit, ku e paralajmëron Fyhrerin që të mos nisë një luftë kundër Britanisë së...

Sa herë mund të ndryshojmë profesionin gjatë gjithë jetës?

Ndryshimi i drejtimit profesional nuk është më një fenomen i rrallë, por një realitet i brezave të sotëm. Millennials dhe Gen Z, në veçanti,...

Ndahet nga jeta shkrimtari Astrit Bishqemi!

"Trishtim për kulturën tonë ndarja nga jeta e shkrimtarit për fëmijë, Astrit Bishqemi. Astrit Bishqemi u dallua në tërë krijimtarinë e tij si shkrimtar i...

Ministri Gonxhe prezanton drejtoreshën e re të Muzeut Historik Kombëtar

Elenita Roshi është emëruar në krye të Muzeut Historik Kombëtar, duke sjellë një përvojë të pasur prej mbi 20 vitesh në menaxhimin e trashëgimisë...

Lajme të tjera

Web TV