Djaloshi që rrëzoi shtatoren, Fatmir Merkoçi në dy kohë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Roland Qafoku

Ora 13.55, data 20 shkurt 1991. Pas 2 viteve, 4 muaj e 4 ditë, shtatorja 8 metra e lartë prej bronxi e diktatorit Enver Hoxha në sheshin “Skënderbej” u rrëzua në tokë. E zbuluar nga Ramiz Alia më 18 tetor 1988 në një ceremoni të veçantë në 80 vjetorin e ditëlindjes se diktatorit, ajo më pas u tërhoq zvarrë nga rreth 1 mijë persona.

Vepër e skulptorëve Shaban Hadëri dhe Sali Shijaku, i gjithë ky rrëzim u regjistrua nga kameramani i RTSH Fatmir Çepani, ndërkohë që fotografë të ndryshëm si Armando Babani, Roland Tasho e të tjerë e fiksuan këtë moment në fotografi. Lajmin e parë për agjensitë e huaja e ka dhënë Besnik Mustafaj për AFP.

Nga sheshi “Skënderbej” ku ai ndodhej deri te zyrat e Lidhjes së Shkrimtarëve pak metra më tutje në rrugën e Kavajës ai pothuajse e bëri me vrap dhe i tha në telefon shefave në Paris vetëm tre fjalë: Statuja u rrëzua.

Personi në qendër të fotografisë me sytë mbyllur është Fatmir Merkoçi në këtë moment 31 vjeç. Ai është plagosur gjatë rrëzimit të shtatores dhe vajza dhe djali në krah tij janë duke e ndihmuar dhe dërguar në spital.

Është një moment tepër i veçantë sepse në foton tjetër shfaqet Fatmir Merkoçi më 20 shkurt vitin 2022, pra fiks 31 vjet më pas. Ai sot është një avokat i njohur në Tiranë dhe për atë që nuk e dinë tashmë 62-vjeçar, Fatmir Merkoçi është një nga prtotagonistët kryesorë të protestës së 8 janarit 2022 në selinë e PD-së si mbështetës i Sali Berishës.

Në një bisedë që kam bërë, Merkoçi më ka treguar edhe sot nuk i njeh dhe nuk i ka takuar djalin dhe vajzën në krah që e kanë ndihmuar ditën e plagosjes duke i shpëtuar jetën. Madje nuk e di as kush e ka bërë fotografinë. Falë ndihmës së tyre dhe ndërhyrjes së mjekëve, Fatmiri shpëtoi. Do donte shumë ti falënderonte por nuk ka asnjë kontakt me ta. Historia më pas e shtatores është vërtetë interesante. Turma që e rrëzoi e transportoi në një makinë tip IFA. Është e rëndësishme të theksojmë se më 21 janar 1991 kuvendi Popullor i kohës kishte nxjerrë një dekret të veçantë sipas të cilit dënoheshin me 6 muaj burg deri në 3 vjet atentatorët e busteve. Në dekrete shënohej se bëhej fjalë për të gjitha bustet që nga “Skënderbej” deri te Enver Hoxha. Por ata 1 mijë burra, djem por edhe vajza, nuk pyetën as për dekrete e as për ligje.

Lexo edhe :  Arrestimi i Musine Kokalarit, intelektualja disidente e regjimit komunist

Më 20 shkurt 1991 rrëzuan shtatoren duke e kthyer këtë ditë si simbolin e rrëzimit të komunizmit. Ndoshta ka ardhur koha që kjo datë të jetë vija ndarëse e atij sistemi.

U dedikohemi shumë atyre 1 mijë vetëve që e rrëzuan. Fatmir Merkoçit akoma më shumë.

Të fundit

I ngjashëm me “ChatGPT”/ Aplikacioni i ri kinez merr vëmendjen e të gjithë botës

Një model i inteligjencës artificiale (AI) i prodhuar në Kinë, i quajtur DeepSeek, ka arritur në krye të shkarkimeve...

Dita e lindjes së Ismail Kadaresë, Spiropali: Gjeniu, më i madhi dhe më i ndrituri ynë!

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka kujtuar përmes një mesazhi gjeniun e letrave shqipe, Ismail Kadare, në ditën e tij të lindjes. “Gjeniu ynë Kadare,...

Hetimet për 21 janarin, paraqiten në SPAK dy vëllezërit e Hekuran Dedës, arsyeja…

Ditën e sotme janë paraqitur në SPAK për të dhënë deklarime Agim dhe Zabit Deda, vëllezërit e Hekuran Dedës, një prej viktimave të “21...

Kryepeshkopi Janullatos mbërrin në Gjirokastër, mbahet mesha nga besimtarët

Ndalesa e radhës e kortezhit të kryepeshkopit Anastas Janullatos, ishte në katedralen “Ngjarja e Krishtit” në Gjirokastër. Besimtarët kanë mbajtur një meshë në katedrale. Trupi pritet...

Stuhia Herminia “godet” Evropën, shira të dendur dhe erëra të forta në disa vende

Paralajmërime janë lëshuar në disa pjesë të Spanjës, Portugalisë, Francës, Britanisë së Madhe dhe Irlandës për shkak të stuhisë Herminia me shi dhe erëra...

Lajme të tjera

Web TV