Samiti, liderët e rajonit: Ne s`mund ta zëvendësojmë BE-në

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Presidenti i Malit të Zi Milo Djukanoviç komentuan Mini-Shengenin pas pyetjeve të gazetarëve që morën pjesë në konferencën e përbashkët për shtyp. Ata vunë theksin në faktin se edhe pse s`mund të zëvendësojnë BE-në të qenurit bashkë është një hap i domosdoshëm.

Milo Djukanoviç: Nuk mendoj se pjesëmarrja e të gjithëve në këtë dialog, në vetvete përmban idenë e krijimit të një bashkimi ballkanik për të zëvendësuar BE-në. Edhe nëse do të ngjante e tillë ne I themi jo. Në këtë fushë ne kemi kohë që punojmë dhe kemi punuar fort.

Kohët e fundit kemi deklaruar se jemi kundër çdo ideje për të ndryshuar rregullat e lojës tani, pas kaq vitesh sepse rregullat e lojës janë vendosur në Selanik, në 2003 dhe u përcaktuan më shumë kur nisën bisedimet në 2013. Mali I Zi nuk do të donte të zëvendësonte BE me një bashkim tjetër ndërkohë pranojmë të gjitha iniciativat që na sjellin më afër BE.

Zoran Zaev: Ky bashkëpunim vetëm do përshpejtojë dhe largojë padurimin e qytetarëve tanë për anëtarësinë në BE. Proceset transformuese do të sjellin Europën këtu. Presim që institucione te anëtarët e BE të njohin iniciativën tonë.

Çfarë përfitimesh të prekshme do të ketë?

 Aleksandër Vuçiç: Pa këtë nuk mund të mbijetojmë. Kjo nuk shihet vetëm nga ata që nuk duan të shohin sepse jemi kaq të vegjël e parëndësishëm, Po të mos i bëjmë tregjet tona të punës më të mëdha dhe punojmë së bashku. Sa të rinj janë larguar nga Shqipëria, Serbia, Maqedonia më thoni. Si do ti mbajmë këta njerëz. Duke krijuar një ambient konflikti dhe lufte sepse kjo na ndihmon politikisht?

Lexo edhe :  Primaret, Elezi: Mungon gara dhe transparenca, PD në 'rënie të lirë'

U zemërova pak nga miku tonë, sepse gjithë kohës duket sikur mbrohet. Pse duhet të mbrohemi që po përpiqemi të bëjmë gjërat më të mira për vendet tona? Që po mbrohemi nga ata që duan të na shohin prapa shekullit 18 apo të punojmë të kemi një të ardhme normale dhe të punojmë sit ë ndihmojmë njëri tjetrin.

Mbrëmë në koncert u kënaqa por dhe u ndjeva I trishtuar. E njoha më shumë kulturën shqiptare dhe dua të falënderoj kryeministrin Rama. A  mund të më thoni që po bëjmë një të keqe këtu. Jam të kënaqur që këtu janë dhe përfaqësues të SHBA. Ç’të keqe ka këtu që Serbia do të ofrojë ndihmën e vet. Një shtëpi për 100 familje shqiptare. Do të ushqejmë shumë familje shqiptare, maqedonase, përse të kemi turp nga kjo.

Si do ti tërheqim investitorët duke luftuar? Kjo gjë nuk finalizohet në tre muaj. Shikoni rritjen e këtyre vendeve pas 3 viteve dhe krahaso me disa të tjerë. Duhen vite dhe atëherë do të shikosh rezultatet. Për Evropën nuk ka kushte të gjithë janë të mirëpritur.

Edi Rama: Do të ishte e papranueshme nëse mungesa e Kosovës do të ishte rezultat i një kushti të vendosur nga Serbia. Nuk ka asnjë kusht. Çfarë përfiton Kosova duke mos ardhur? Nga ana tjetër sa i takon deklaratave më vjen keq janë deklarata për politikë të brendshme në një rrugë që unë e konsideroj qorre për Kosovë.

 

Të fundit

Fadroma në ndërtimin pa leje të ish-gjyqtares Fetahu e lidhur me bandat

Pak kohë më parë në emisionin “Stop” u tregua sesi ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu që u provua të...

Nga kosi te kokoshkat/ Ushqimet e shëndetshme të cilat mund të konsumoni gjatë darkës

Të gjithë e kemi përjetuar atë ndjenjën e urisë gjatë orëve të vona të natës. Fatkeqësisht, të ngrënit vonë shpesh lidhet me shtimin në...

Mjekët paralajmërojnë/ Mos e injoroni këtë simptomë të ftohjes nëse zgjat më shumë se..

Dr. Shireen ka paralajmëruar se një kollë e vazhdueshme për më shumë se tre javë nuk duhet të neglizhohet. Edhe pse simptomat e ftohjes,...

Po zien rrjeti! Ledion Lico bënë veprimin e papritur me unazën e martesës (Foto)

Në vitin 2018, Liço u martua me Sara Hoxhën, bashkëpronare e Top Medias, dhe së bashku kanë tre fëmijë. Çifti duket të kenë jetë të...

Administrata Trump pezullon disa programe që u japin leje qëndrimi imigrantëve!

Administrata e Presidentit Donald Trump ka pezulluar disa programe të posaçme për disa grupe emigrantësh. Në bazë të vendimit agjencia federale ‘Shërbimet për Shtetësi dhe Emigracion të...

Lajme të tjera

Web TV