Kërcënohet ish-oficeri i RENEA, 44 vjeçari kërkon ndihmë: Më ndjekin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ish-oficer i repartit elitar RENEA ka denoncuar se i rrezikohet jeta e për këtë arsye ka kërkuar ndihmë nga ish kolegët.

B.T i moshës 44 vjeç ka treguar se si nga kqyrja e kamerave të sigurisë dalloi një person që po e ndjek. Por më tepër se sa karriera 16 vjeçare ne polici, ish speciali dyshon se kërcënimi mund të ketë lidhje me një hetim për vrasjen e Kastriot Reçit, i cili u ekzekutua me snajper në janar 2020 në Rrëshen.

Pikërisht pas vrasjes mafioze të biznesmenit Reçi që ende nuk ka autorë, denoncuesi pohon se ka qenë i shoqëruar në drejtorinë vendore të Tiranës për t’ju nënshtruar me vullnetin e tij ekspertizës së ADN.

“Mbas ADN së përftuar prej meje u konfirmua se ajo nuk përputhej me ADN e gjetur në vendngjarje dhe për këtë shkak u përjashtova nga hetimi dhe nuk jam më i dyshuar për këte ngjarje”- thotë ish oficeri para prokurorit të çështjes. Në të vërtetë ashtu siç TCH ka raportuar gjatë asaj kohe për shkak të dyshimeve se snajperisti që vrau Kastriot Reçin mund të jetë një profesionist i armëve të këtij kalibri, nuk u përjashtuan as oficerë dhe ish oficerë të RENEA-s që iu nënshtruan ekspertizave.

 

Ndaj mes këtyre emrave të hetuar ka qenë edhe ish speciali nga Puka, i cili i ka radhitur pistat se ku dyshon duke përmendur edhe atentatin kundër Reçit . Ai e përshkruan autorin që i kontrolloi makinën në garazh , të maskuar me një kapelë të zezë dhe që u shmangej kamerave duke mbajtur një çadër .

 

Për këtë arsye ish polici thotë se pas këtij momenti që ka zbuluar me metodat që i kanë mbetur nga policimi, ai asnjëherë nuk i hipën makinës pa e kontrolluar.

Lexo edhe :  Fëmija 2 vjeç bie nga kati i tretë i një hoteli në Rinas

‘Arsyeja pse po bëj kallëzim’, shton ish speciali ‘është se e kuptoj si një sinjal indirekt dhe të rrezikshëm për familjen’.
Burimet zyrtare pranë RENEA i thanë TCH se efektivi doli nga policia me dëshirën e tij dhjetorin e 2017.

Ndërsa për ngjarjen e Rrëshenit emri i ish policit nuk është më në rrethin e të dyshuarve mbas krahasimit të ADN, bëhet me dije se me shumë mundësi kjo gjë ka lidhje me aksionet ku ai ka marrë pjesë gjatë karrierës./ top-channel

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV