Po ju e dini kuptimin e datës 22/02/2022? Ja çfarë duhet të bëni sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot kalendari shënon datën 22 shkurt 2022.

Sipas “fjalëve” besohet data e sotme të jetë një nga ditët më të favorshme të vitit. Sekuenca me dy dyshe besohet se ka një rëndësi astrologjike dhe kombinimi 2/22/22 ose 22222 do t’ju lejojë të manifestoni të gjitha ëndrrat dhe dëshirat tuaja lidhur me gjithçka iu do zemra.

Teksa njerëzit janë të fiksuar pas kësaj date, të gjithë duan të kuptojnë domethënien më të thellë që mbart dita. Pra, ja se si kjo ditë mund t’ju ndihmojë të shënoni fillime të reja në jetë ndërsa ne shpjegojmë kuptimin e tij.

Cila është rëndësia e datës 22/22/22?

Portali 2/22/22 ose 22222 i referohet dritares ose periudhës kohore më 22 shkurt 2022, kur energjitë janë më të larta. Portali besohet se do të hapet plotësisht më 22.02.22 dhe do të na japë energji për t’u fokusuar në aspekte që mund ta bëjnë jetesën tonë më të mirë.

Filloi në ditën e dytë të muajit dhe energjitë do të përforcohen sot. Numri i engjëllit 222 e bën manifestimin më të fuqishëm. Kjo do të ishte gjithashtu hera e fundit që do të dëshmojmë sekuencën prej 222 në këtë shekull.

Duke komentuar ndryshimet gjatë kësaj periudhe, Shereen Campbell nga Horoscope.com tha për New York Times: “Historikisht, kjo kohë është shënuar me shumë ndryshime”.

Gjërat që mund të bëni më 22 shkurt 2022

Nëse besoni në rëndësinë e 22/2/22, këtu janë disa gjëra që mund të bëni për të shfaqur energjitë tuaja:

– Ndajeni mendjen tuaj për atë që keni nevojë dhe jini të qartë për atë që dëshironi të manifestoni.

Lexo edhe :  Ja pse nuk duhet të përkëdhelni qentë që takoni në rrugë

– Rendisni aspektet ku dëshironi të përqendroni energjinë tuaj, si shëndeti, financat dhe më shumë.

– Vizualizoni faktorët mbi të cilët po i kanalizoni energjitë tuaja. Një tabelë vizioni me imazhe mund t’ju ndihmojë të imagjinoni më mirë.

– Synimet tuaja duhet të pasohen nga veprime për të parë nëse portali i energjisë funksionoi vërtet, për shembull, nëse jeni duke kërkuar për dashuri, bashkohuni me një aplikacion takimesh ose nëse doni të ndiqni studime të larta, filloni një kurs online.

Të fundit

Pse po kërkohet rikthimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale?

Që nga viti 2021, kur Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale e Kosovës u shkri në Ministrinë e Financave,...

Mbi 600 të arrestuar! Policia raporton përmbledhjen mujore të majit

Policia e Shtetit ka publikuar ditën e sotme përmbledhjen e veprimtarisë së saj në muajin maj, një muaj i ngjeshur me ngjarje të rëndësishme...

Jo pulëbardhat e zhurmshme që vjedhin ushqim, është njeriu ai që dëmton

Sophie Pavelle Shpend grabitqarë, gjemba dhe pajisje me tinguj largues janë disa nga masat që përdoren për t’i trembur këto zogj. Ndoshta duhet të provojmë...

Miguel Ángel Asturias, zëri magjik i Amerikës Latine

Më 9 qershor 1974 vdiq në Madrid shkrimtari dhe diplomati Miguel Ángel Asturias, një prej figurave më të shquara të letërsisë hispanoamerikane të shekullit...

100 mijë lekë zbritje për arsimin e fëmijëve, ja kush e përfiton

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaron në një prononcim për Monitor se kush e përfiton zbritjen e shpenzimeve për arsimin e fëmijëve prej 100...

Lajme të tjera

Web TV