Koronavirusi/ Ish-ministri i Berishës jep alarmin: Shqipëria s’ka asnjë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Shëndetësisë përgjatë qeverisjes së ish-kryeministrit Sali Berisha, Tritan Shehu ka ngritur alarmin teksa thekson se Shqipëria nuk ka asnjë karantinë për të futur personat që mund të preken nga koronavirusi.

Koronavirusi ka shkaktuar vdekje të shumta në Kinë, duke e çuar numrin e viktimave në 1700, ndërsa është përhapur në disa vende të botës, sipas Shehut mund të jetë një rrezik serioz për vendin tonë.

Ai propozon koordinim me strukturat përkatëse me Italinë dhe Greqinë, ndërsa shton se teoritë konspirative të “sekretit shtetëror” janë vetëm “gjethe fiku” e te denja për regjimin e Kim Jong-un. Pak ditë më parë, në media doli se Ministria e Shëndetësisë kishte ngritur një karantinë në Tiranë por se vendi mbahej sekret.

Reagimi i plotë i Shehut: Heshtja e plote e Shtetit, me gjithë insistimin, per te shpjeguar ku ndodhet kjo “Karantine” qe flasin, si eshte organizuar ajo e “zinxhiri” i domosdoshem ne funksion te saj e te mbrojtjes nga ajo epidemi e mundeshme, flasin per mos egzistencen e saj, apo per ndonje te tille vetem ne 3D. Nje “karantine” mbrojtese ne kete rast nuk mund te jete ndonje “dhome” me disa shtreter, por nje strukture shume komplekse ne projekt, organizim e funksionim.

Masat e deritanishme tek ne jane shume superficiale e ne nivel propagande, qe nuk japin asnje siguri, duke filluar qe nga disa “maska” te ekspozuara per te hequr vemendjen, kur ne fakt dhe ato vete nuk garantojne asgje.

Duhet menjehere seriozitet, trasparence, bashkepunim, dislokim fondesh e jo keq perdorim te tyre me disa PPP abuzive e vecanerisht nje kordinim, mbeshtetje e prezence e ngushte me strukturat përkatëse të Italisë e Greqisë, qe jane shume te interesuara ne forcimin e masave mbrojtese ne Shqiperi.

Lexo edhe :  Berisha 'kërcënon' Ramën: I caktoi vetes pension 4 mln lekë, e garantoj se s'do i gëzojë!

Teorite konspirative te “sekretit shteteror” jane vetem “gjethe fiku” e te denja per rregjimin e Kim Jong-un.

Të fundit

Dhunë gjatë protestave në Serbi, si po reagon BE?

Situata në Serbi është e tensionuar: Çdo ditë ka raportime të reja për dhunë policore kundër demonstruesve, arrestime dhe...

Donnarumma gjen ekip në Premier League

Gianluigi Donnarumma, aktualisht pjesë e Paris Saint-Germain, është shumë pranë një kalimi te Manchester City pas marrëveshjes personale që ka arritur me kampionët e...

Rusi-Ukrainë: Shkëmbim i barabartë i 146 të burgosurve

Ministria Ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se një shkëmbim i të burgosurve të luftës është kryer me Ukrainën më 24 gusht, në të cilin...

Zjarr i fuqishëm në një gomisteri në Durrës, një pjesë e Shkozetit mbetet pa drita

Një zjarr i madh ka rënë pasditen e sotme në një gomisteri në zonën e Shkozetit, në Durrës. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje...

Interi i befason të gjithë, kontakton dy yjet e Bayern

Inter nuk është se ka qenë shumë aktiv këtë merkato, por zikaltrit janë duke punuar për të forcuar qendrën e mbrojtjes. "La Gazzetta dello...

Lajme të tjera

Web TV