“Mos u kthe”/ Beatrix Ramosaj mbështet deklaratën e fansit për Donaldin dhe Borën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çifti i krijuar brenda shtëpisë së Big Brother Vip, Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj, i dhanë fund romancës së tyre menjëherë pas daljes nga shtëpia.

Lajmin e konfirmoi vetë këngëtarja nëpërmjet postimeve të saj në Instagram, ku nuk munguan as statuset thumbuese ndaj aktorit. Së fundmi, Ramosaj ka dhënë një tjetër “sinjal” përsëri nëpërmjet rrjetit social.

Një profil në Instagram i ka dedikuar asaj një shkrim të gjatë, i cili nis me fjalinë “Mos u kthe Triksë”, frazë e ngjashme me titullin e këngës së fundit të Semi Jaupajt. Më pas postimi vijon me disa fjali që risjellin në vëmendje në mënyrë indirekte “ndienjën e Donaldit për dikë tjetër” dhe mënyrën si e ka trajtuar ai këngëtaren, duke i renditur asaj arsyet pse nuk duhet të kthehet.

Ajo që u vu re është se Beatrix Ramosaj e pëllqeu këtë postim me profilin e saj personal, duke lënë të kuptohet se e mbështet deklaratën e fansit.

Por, pak minuta më vonë, ajo vendosi ta heqë pëlqimin nga postimi, megjithatë fansat e kanë ruajtur “like-n” e saj të parë shkruan Panorama.

 

 

 

POSTIMI I PLOTË:

Mos u kthe Trix!

Kam lexuar diku që duhet t’i besosh njerëzve kur e tregojnë se kush janë. Ne të verbuar nga shpresa e iluzioni nuk e bëjmë. Mbysim veten në cirqe mendore justifikimesh, duke e bërë njeriun që kemi përballë të jetë ai që duam ne, e jo ai që është realisht.

Po lexoj presion mbi këtë vajzë që të kthehet. Si të kthehet Beatrix te një njeri që nuk e respektoi në asnjë moment, ndërsa dikë tjetër nuk harroi ta respektonte edhe në momente të vështira?

Si të kthehet Beatrix pas gjithë urrejtjes që mori për shkak të tij. E më pas pas heshtjes dhe injorimit publik e mes miqsh?

Lexo edhe :  Cila këngë e Dua Lipës tejkaloi një miliard klikime në YouTube?

Si të kthehet pas lumturisë së parashutave?

Si të kthehet pas nënvlerësimit të ndienjave?

Si të kthehet te një njeri që nuk i kupton gabimet…

Si të kthehet te një njeri që ka të shenjtë çdo gjë veç saj…

Si të kthehet në një rreth vicioz gabimesh e pendimi…

Si të kthehet aty ku ka rëndësi vetëm ndienja e dikujt tjetër… Të qëndrojë gjithë jetën me zemer në dorë…

Mos u kthe Trix… Thonë që pranojmë dashurinë që mendojmë se meritojmë, e ti mos u kthe, se nuk e meriton këtë dashuri…E në të dashtë të do gabim…

 

Të fundit

“Dragoi blu” sa gishti i dorës mbyll disa plazhe në Spanjë

Një krijesë jo më e madhe se gishti i vogël i dorës ka mbyllur përkohësisht disa plazhe në Spanjë...

24 gusht 1954: Getúlio Vargas kryen vetëvrasje në pallatin presidencial të Brazilit

Më 24 gusht 1954, presidenti i Brazilit Getúlio Vargas, një nga figurat më të rëndësishme politike në historinë braziliane, kryen vetëvrasje në pallatin presidencial...

Situata e zjarreve në vend: Evidentohen 10 vatra, vetëm një nën monitorim

Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një njoftim lidhur me situatën e zjarreve në vendin tonë. Sipas këtij njoftimi, që prej orës 09:00, e deri...

Horoskopi ditor, 24 Gusht 2025

Dashi Sot do keni me shume nevoje se kurrë te verifikoni ndjenjat e atij qe keni ne krah. Gjeni mënyrën e duhur për ta bere...

Ndërpritet programi T4 i eutanazisë në Gjermaninë Naziste, pas mbetën 300 mijë viktima

Programi i eutanazisë "Aktion T4" ishte një nga kapitujt më të errët të regjimit nazist në Gjermani. Filloi në mënyrë të organizuar rreth vitit...

Lajme të tjera

Web TV