Bisedat/ Ushtarët rusë flirtuan me vajza ukrainase para bombardimit: Do vish të më takosh?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Rusia me epsh…

Është ky artikulli i The Sun që po çmend botën. Ushtarët rusë para se të pushtonin Ukrainën kanë “bombarduar” gratë ukrainase me mesazhe në Tinder.

Aplikacioni Tinder i gruas së quajtur Dasha Synelnikova e njoftoi se disa ushtarë rusë të quajtur Andrei, Alexander, Gregory, Michail dhe “Black” i kërkonin takim nga 30 km larg, thuhet në raport.

“Unë në fakt jetoj në Kiev, por ndryshova vendndodhjen në Kharkiv pasi një mik më tha se kishte ushtarë rusë kudo në Tinder,” i tha gazetës, Synelnikova, një producente 33-vjeçare.

Sipas zyrtarëve të inteligjencës ushtarake ukrainase, ushtarë rusë nisën të flirtonin në Tinder, teksa forcat e mbledhura në veri të Kharkiv përgatiteshin për një sulm të afërt.

“Një djalë muskuloz duke u përpjekur të dukej seksi në shtrat pozonte me armën e tij. Një tjetër ishte me veshje luftarake ruse dhe të tjerët me jelek të ngushtë me vija,”-tha Synelnikova për gazetën britanike.

Sipas zyrtarëve të inteligjencës ushtarake ukrainase, shumë ushtarë rusë që pëlqejnë gratë ukrainase në Tinder, i kanë dhënë pozicionet e tyre ushtarake.

“Nuk më dukej asnjë prej tyre tërheqës dhe nuk do të mendoja kurrë të flija me armikun. Unë automatikisht klikova majtas për t’i refuzuar, por ishin aq shumë sa u bëra kurioze dhe u përfshiva në një shkëmbim mesazhesh, “vazhdoi gruaja ukrainase.

“Ishte qesharake, por e frikshme në të njëjtën kohë, duke ditur që ata ishin kaq afër.” Synelnikova shkëmbeu mesazhe me Andrei, 31 vjeç, ku në foto dukej duke shtrënguar kallashnikovin e tij.

Kur ajo e pyeti nëse ai kishte “plane për ta takuar”, ushtari e luajti mirë pjesën dhe i tha se nuk ishte lejuar të shkelte aty që nga aneksimi i Krimesë në 2014-ën.

Lexo edhe :  Trump rimerr zyrtarisht detyrën: Epoka e artë fillon tani!

“Black”, një 33-vjeçar me mjekër, tregonte në foto anën e tij të ndjeshme teksa kishte të publikuar një foto duke përqafuar një kotele së bashku me një tjetër selfie ku kishte shtrënguar pistoletën, thuhet në raport.

Bisedat e dashurisë ndodhën përpara se trupat ruse të urdhëroheshin të fiknin telefonat e tyre, sipas gazetës. “Këta djem janë njësoj si kushdo tjetër në Tinder, ata duan dashuri ose shoqëri,”-tha Synelnikova. “Pra, është disi e vështirë të imagjinohet se ata mund të vijnë këtu për të na sulmuar. Shpresoj se nuk do të ndodhë.”-përfundoi ajo.

Të fundit

“Vendosmëri absolute për ndryshim”, Këlliçi takohet me diasporën shqiptare në Nju Jork

Drejtuesi politik i PD për Tiranën Belind Këlliçi, ka publikuar në Facebook pamje nga takimet e tij me shqiptarët...

Diaspora/ Analisti: Të rinjtë sjellin ndryshim, ja cilat parti favorizohen prej tyre

Analisti Mentor Nazarko ka theksuar se personalizimi i votës në zgjedhjet e ardhshme mund të kufizojë ndikimin e kryetarëve të partive dhe të sjellë...

Livia flet për historinë e ‘tradhtisë’ së Mevlanit: Jam penduar…

Konkurrentja e Big Brother VIP4, Livia, ka folur për ish-partnerin e saj, Mevlanin, historia e të cilëve nisi që nga programi “Për’puthen”. Në një bisedë...

Miratohen tre dokumente të reja për etikën në administratë

Departamenti i Administratës Publike (DAP) miratoi sot tre dokumente të reja për etikën, që do të shërbejnë për orientimin e nëpunësve të administratës publike,...

Rasti përjashtimor dhe ndotja e politikës

Nga Ben Andoni Koha e afrimit të fushatave politike është mundësia më e madhe e publikut për të parë se deri ku kanë arritur politikanët...

Lajme të tjera

Web TV