Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Shkodër-Koplik, ku një 20-vjeçar ka humbur jetën.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se ka humbur jetën 20-vjeçari Arif Bajrami. Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve kanë mbetur të plagosur 3 persona, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital ën gjendje të rëndë për jetën.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 22:00, në aksin rrugor Shkodër–Koplik, janë përplasur mjeti tip audi me mjetin tip benz.
Si pasojë e përplasjes drejtuesi i mjetit tip benz, shtetasi A. B., 20 vjeç, ka ndërruar jetë.
Si dhe është dëmtuar drejtuesi i mjetit tip audi shtetasi R. B. 21 vjeç dhe shtetasit D. B. 49 vjeçe pasagjere në mjetin tip audi dhe shtetasi B. K. 20 vjeç, pasagjer në mjetin tip benz, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër.
Grupi hetimor po punon për sqarimin rrethanave të aksidentit.