Katër kushtet e vendosura nga Putin për t’i dhënë fund luftës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti francez Emmanuel Macron zhvilloi sot për 90 minuta një bisedë telefonike me Vladimir Putin pak para fillimit të negociatave të Rusisë me Ukrainën.

Sipas informacioneve të mediave ndërkombëtare, Putin ka shpallur katër kushtet që ka vendosur për Bashkimin Evropian, për të ndalur luftën që po vijon për të 5-tën ditë.

Katër kushtet janë:

  • Njohja e sovranitetit rus në Krime
  • Çmilitarizimi i shtetit ukrainas
  • Denazifikimi i shtetit ukrainas
  • Sigurimi i statusit neutral të Ukrainës

Më herët presidenti rus kishte kërkuar fillimin e negociatave vetëm me kusht që ukrainasit të dorëzonin armët e tyre.

Ndërsa në një deklaratë të fundit ai pohoi se nuk flet me “nazistët dhe narkomanët”, duke kërkuar që të rrëzohet qeveria ukrainase. Ai madje ftoi popullin dhe ushtrinë ukrainase për ta rrëzuar qeverinë e tyre.

Që në fillim të konfliktit, ishte e qartë se rusët donin një dorëzim të pakushtëzuar (ukrainas) që sipas Moskës do t’i jepte fund jo vetëm luftës, por edhe mandatit të qeverisë ukrainase dhe presidencës së Zelensky dhe për Putinin, kjo do të thotë “regjim neutral”.

Pjesa tjetër, kushti për “çmilitarizim” të Ukrainës, nënkupton fundin e flirtit me NATO-n dhe armatosjen e saj nga amerikanët dhe largimin e saj përfundimtar nga Perëndimi.

Të fundit

Monedha euro po zbret nën 97 lekë! Valutat tkurren, jo çmimet

Ditë të vështira po regjistrohen për shqiptarët që mbahen me remitancat, për ata që i mbajnë kursimet e tyre...

Vjosa Osmani zbulon planin serb: Ja cilat ishin lëvizjet në kufi

Presidentja Vjosa Osmani mbajti pasditen e së enjtes një konferencë për media ku zbuloi planin serb për përshkallzimin e situatës në Kosovë. Sqarimi erdhi pas...

Era favorizon zjarrin, flakët nuk po ndalen në pyjet e Drenovës

Flakët të favorizuara nga era e fortë pasditen e sotme kanë avancuar nga masivi pyjor i Drenovës drejt kodrave të Gorishovës duke u...

“Partitë e reja duhet të bashkohen, ose përndryshe…”

Për gazetaren Juela Meçani, përplasja Lapaj-Shabani ndodhi pasi kanë pasur pritshmëri të larta se do të merrnin vota për të marr të dy mandatin...

Bardha pyet Ramën: Ku ta gjej faturën se Muçi s’më dha zgjidhje?

"O Muçi, ku ta gjej faturën, e kam mbledhur në mal!" Mjafton të lexosh apo dëgjosh këtë fjali për të kuptuar që bëhet fjalë për...

Lajme të tjera

Web TV