“Nënë, kam frikë”/ Mesazhet e ushtarit rus me të ëmën pak momente para se të vritej në Ukrainë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori i Ukrainës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Sergiy Kyslytsya, ka lexuar në Asamblenë që po zhvillohet në këto momente para zyrtarëve nga e gjithë bota mesazhet e fundit të një ushtari rus në Ukrainë me nënën e tij.

“Nënë, kam frikë, po godasim edhe civilët”, shprehet ushtari rus, ndërkohë që nëna e shqetësuar e pyet se çfarë po ndodh, pasi mendonte se i biri ishte ende në Krime duke bërë stërvitje.

“Për herë të parë që nga krijimi i OKB-së, çdokush në botë e di se Rusia filloi këtë sulm e mbështetur nga Bjellorusia. Kjo luftë nuk u provokua, u urdhërua nga dikush që po qëndron i ulur në bunker. Ne e dimë çfarë ndodhi në Berlin në Maj të 1945. Përpara se të vijoj deklaratën time, do të doja të flisja rusisht dhe t’ju lexoja mesazhin e marrë me “screenshot” nga telefoni i një ushtari rus përpara se të vritej”, tha ambasadori ukrainas Kyslytsya.

Mesazhet e ushtarit rus me nënën e tij:

Nëna: Si je, pse po vonon kaq shumë për t’u përgjigjur. A je akoma në stërvitje?

Ushtari: Mami, nuk jam më në Krime, nuk jemi në stërvitje

Nëna: Atëherë ku jeni? Babi po pyet nëse mund të të dërgojmë një pako

Ushtari: Çfarë pako po thua?

Nëna: Çfarë po thua? Çfarë nuk po shkon si duhet?

Ushtari: Mami, unë jam në Ukrainë. Këtu ka luftë të vërtetë. Kam frikë, po i godasim të gjithë, madje edhe civilët. Na kishin thënë se njerëzit do të na mirëprisnin këtu, por ata po hidhen poshtë makinave tona, duke mos na lënë të kalojmë. Na quajnë fashistë. Mami, është shumë e vështirë.

Të fundit

Negociata të reja në Turqi për luftën në Ukrainë?

Pavarësisht mungesës së dakordimit nga Kievi, Rusia planifikon të dërgojë një delegacion në Stamboll për të diskutuar përfundimin e...

Prerja e kokës, si mori fund regjimi i terrorit me Gjykatën e Revolucionit

Paris 31 Maj 1795 Në mbrëmjen e 31 majit 1795, në një Paris që ende mbante plagët e hapura të një revolucioni të përgjakshëm,...

Zbulohet motra sekrete e Bella dhe Gidi Hadid-it: Njihuni me Aydan Nix

Supermodelet e njohura Gigi dhe Bella Hadid së fundmi kanë konfirmuar se kanë një motër 23-vjeçare, Aydan Nix. Ato zbuluan se Aydan është rezultat...

Biden me kancer, Trump i pamëshirshëm: Nuk më vjen keq për të

Ish-presidenti Donald Trump deklaroi të premten se nuk duhet të ndihen “shumë keq” për presidentin Joe Biden, i cili njoftoi diagnostikimin me kancer më...

Sot seancë plenare, tentohet për herë të 24 konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Vazhdimi i 24 i seancës konstituive të legjislaturës së nëntë mbahet sot nga ora 10:30. Kuvendi i Kosovës po dështon të zgjedhë kryetarin e ri pasi...

Lajme të tjera

Web TV