Zjarr pas sulmit në centralin bërthamor në Ukrainë, autoritetet: S’ka rrezik rrezatimi! Zelensky: Rusia shtet terrorist

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ofensiva ushtarake ruse vazhdon e pandërprerë, me bombardime dhe qytete të rrethuara.

Termocentrali më i madh bërthamor në Evropë, ai i Zaporizhzhës u bë kryeqendra e reagimeve botërore pas një zjarri që ra pranë tij pas sulmeve të pandërprera të ushtrisë ruse që prej mesditës së të enjtes.

Autoritetet e Kievit kanë bërë të ditur se termocentrali është i sigurt dhe se ushtria ruse ka ndërprerë sulmin duke lejuar ndërhyrjen e zjarrfikësve, ndërkohë sipas raportimit niveli i rrezatimit është normal dhe 5 nga 6 reaktorët janë fikur. Për këtë sulm ndaj termocentralit, pas një biseme me Zelenskyn, kryeministri Britanik ka kërkuar një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB. Presidenti Ukrainas është telefonuar edhe nga Biden, ndërkohë Shtëpia e Bardhë ka thënë se është në monitorim të zituatës në Zaporizhzhë.

Ditën e djeshme në Bjellorusi u zhvillua raundin i dytë të negociatave, ku delegacionet e Moskës dhe Kievit arritën vetëm një marrëveshje të përgjithshme për korridoret humanitare.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje dhe kërkon të flasë me kreun e Kremlinit për t’i dhënë fund luftës, por Vladimir Putin përsërit qëllimet e tij, ku tha se ‘Unë kurrë nuk do të kthehem prapa në deklaratën time se Rusia dhe Ukraina janë një popull”.

Gjatë një telefonate mes presidentit Macron dhe atij rus, Putin, ky i fundit ka deklaruar se duhet të evakuohen të gjithë të huajt pasi ai nuk tërhiqet nga çmilitarizimi i gjithë Ukrainës.

Të fundit

Zbulohet plani i Rusisë për të goditur Japoninë

Analistët ushtarakë rusë kanë shqyrtuar mundësi të mundshme për sulme me raketa ndaj Japonisë, duke përdorur një fushatë të...

6 të vdekur nga uria në Gaza në 24 orët e fundit

Gjashtë persona të tjerë kanë vdekur në Rripin e Gazës nga uria dhe kequshqyerja në 24 orët e fundit, njoftoi të dielën ministria e...

Papa Leoni: Ne jemi me të rinjtë e Gazës dhe Ukrainës

Në përfundim të Meshës përmbyllëse të Jubileut të Rinisë, Papa Leoni kujtoi të rinjtë e Gazës, Ukrainës dhe të vendeve të tjera në luftë,...

Kush është Flodian Plaku? U kap me dy armë me vete

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me RENEA-n dhe Forcat e Posaçme Operacionale kanë arrestuar sot në Orikum një nga personat më të kërkuar të...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet nga përleshja mes dy të rinjve

Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë kanë hedhur dritë mbi sherrin e dhunshëm në zonën e “Ujit të ftohtë” në Vlorë, ku mbetën...

Lajme të tjera

Web TV