OFL-ja shkon në Vlorë, formular për pasurinë e vëllezërve Çuçaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kishin trafikuar jo pak herë drogë në drejtim të Italisë dhe madje edhe nëpër Itali. Ata janë të skeduar rreth një dekadë më parë ndërkohë gjykata torineze ka lëshuar ndaj tyre edhe vendimin për tu mbajtur në burg. Por ndërkohë që bëhet me dije se ata tashmë duhet të deklarojnë edhe pasurinë e tyre. Janë dy vëllezërit vlonjate Altin dhe Mikel Çuaçaj të cilëve OFL-ja do iu çojë formularët e pasurisë dhe ata duhet t`i justifikojnë. Në një reagim zyrtar policia e Shtetit ka treguar se:

Në vijim të veprimeve, bazuar në Aktin Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:  A. Ç., banues në Vlorë, pasi është dënuar nga Gjykata e Torinos, Itali, për “Trafikim të lëndëve narkotike”; M. Ç., banues në Vlorë, pasi është dënuar nga Gjykata e Torinos, Itali, për “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL bën me dije se formularët e plotësuar nga personat që u është kërkuar vetëdeklarimi janë dorëzuar në SPAK, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020. Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi.

Emri i Mikel Myrteza Çuçaj dhe i vëllait Altin F.L, iu doli emri gjatë operacionit të bujshëm që u zhvilluar në nëntorin e 2011-s kohë kur edhe u zbuluan dënimet e tyre prej 14 vitesh burg! n.k/Fjala.al/

 

Të fundit

“Vota vdiq pa hyrë në kuti”, Berisha: Arkend Balla e Sara Mile janë deputetët e karteleve

Përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 vatra zjarri në 12 bashki: Vlorë, Sarandë, Ksamil, Delvinë, Vau i...

Zjarret në vend/ 18 vatra gjatë 24 orëve të fundit, digjen rreth 35.9 ha sipërfaqe

Përgjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 18 vatra zjarri në 12 bashki: Vlorë, Sarandë, Ksamil, Delvinë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Tiranë,...

Kufizimi i vërtetë i opozitës

Nga Habjon Hasani Për disa që do lexojnë këto radhë disa aspekte do duken si teori konspirative apo si fantazira; por garantoj këdo që jam...

1994 – Sulmi me gaz sarin: paralajmërimi tragjik i terrorit të ardhshëm në Japoni

Më 27 qershor 1994, qyteti i qetë Matsumoto, në Japoninë qendrore, u trondit nga një akt makabër terrori, kur anëtarët e sektit apokaliptik Aum...

Përfundon procesi i rinumërimit të votave për qarkun Tiranë

Ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës. Në një deklaratë për mediat nga pallati i sportit “Farie Hoti”, anëtari i KAS,...

Lajme të tjera

Web TV