Kalinka nuk do të këndohet në Shqipëri, por rusisht folësit do të shtohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Kastriot Kotoni

 

Lufta në Ukrainë filloi edhe pse mjaft nga prognozat e shumë analistëve dhe gjeneralëve gjeostrategjikë iu duk krejtësisht e pamundur dhe me të drejtë nuk e parashikuan. Kur e shikon se çfarë spastrimi apo gjenocidi po kryhet nga ushtria ruse ndaj popullsisë civile, bindesh që këtu asnjë pretekst ushtarako-politik justifikohet.

Përpjekja e kreut të Kremlinit për ta rritur dozën e ultimatumeve ndaj Ukrainës ia kalon edhe nazizmit hitlerian. Histeri e pashoqe. Kundër kujt? Një vendi që për arsyet e veta ka zgjedhur të votojë hyrjen në BE dhe aspiron për të qenë anëtar i NATO-s, ndërkohë që ka në territorin e tij popullsi ruse, por edhe rusëfolëse dhe simpatizantë të Rusisë. Pra, në një rast tjetër me një vend që nuk do t’i kish këto rrethana, shteti rus edhe mund të ndiqte politikën e luftës, por qartazi kur rrezikohej integriteti territorial i tij e jo sipas oreksit për ëndrrën e Bashkimit Sovjetik.

E vërteta e kësaj lufte të padrejtë është se politika ruse nuk e përballon dot progresin demokratik të vendeve që kryejnë zgjedhje të lira e të ndershme nën monitorimin e organizatave ndërkombëtare.

Për arsye anakronike qëndrimi në pushtet për një kohë të gjatë të klikës së Putinit e dëshmon qartë se rruga për demokraci është shumë e gjatë për disa popuj, mentaliteti i të cilëve ka brenda epistemologjinë e tyre që lëviz me vështirësi.  Historiani Jael Tamir e ka përcaktuar (nacionalizmin liberal dhe jo liberal), pra liberali policentrik dhe jo liberali etnocentrik. Një nga faktorët më rëndësishëm, që ndikon në suksesin e tranzicionit postkomunist dhe integrimin e mëvonshëm në Bashkimin Evropian, do të jetë rezultat i “ndeshjes” midis formave të ndryshme të nacionalizmit brenda vendeve të veçanta të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Nuk është e largët koha, kur revolucionet do të bëhen me faqe interneti e jo me tanke e raketa. Ekuacionet e spiunazhit politik, ideologjik e industrial janë thjeshtuar në sajë të internetit, ti i thua botës se kam bomba atomike e mbushje nukleare.

E kuptoni sa e turpshme për një vend që mendohet se është fuqi botërore, por për çfarë?

Që i vuri një njollë të pamerituar popullit rus, i cili në vend të ngrejë standardet ekonomike dhe liritë e të drejtat e njeriut, ia ka ulur kokën një klikë e cila e gjen shpëtimin tek gjoja mbrojtja e interesave strategjike të Rusisë.

Po vetëm një logjikë e thjeshtë, me aq shumë filorusë që ka në Ukrainë nuk e rrëzonin dot qeverinë e presidentin Zelenski?

Po me gjithë ata agjentë që ka KGB-ja, përse duhej gjithë kjo shfaqje lufte? E turpshme, kur e kujton se një njeri hero si presidenti i Ukrainës, i cili vinte nga bota e artit dhe e spektaklit po shfaq anën më pozitive të popullit të tij liridashës.

Presidenti Ukrainës është tashmë ai, i pari botës, që ka fituar zemrat e miliona njerëzve, është miti i lirisë e çdo ditë që vjen ai do të jetë modeli kudo që ekzistojnë krerët vasalë të politikës së Putinit. Popujt e tjerë do të ngrihen shumë shpejt e rokada politike e këtyre vendeve dhe brenda Rusisë së mbetur do të ndodhë.

Lexo edhe :  Zelensky: Do të jap dorëheqjen menjëherë, por me këtë kusht

Kush e njeh shpirtin e lirisë njeh dhe vuajtjen dhe sakrificën për ta mbrojtur atë. E kanë shkruar si të lashtët edhe të hershmit e perëndimit, por edhe gjigandët e letërsisë ruse. Krimeja, Odesa e shumë qytete sot, janë lajmi i ditës në të gjithë botën.

E kujt i duhej ky imazh lufte?

Vetëm këtu nuk ka gjetur justifikim politika ruse, sepse mediet botërore nuk mund të ushqejnë me lajme të gënjeshtërta opinionin botëror… Zgjimi i opinionit botëror është fundi i politikës ruse për 100 vitet e ardhshme. Kjo botë e klikimit, ka hyrë, për mirë a për keq për disa gjëra, por tek lufta e Ukrainës tek sheh presidentin nëpër llogore si ushtarin e parë të vendit, nuk ka ngelur njeri i madh apo i vogël nëpër botë të cilit nuk i ka bërë përshtypje ky gjest heroik.

Radari apo kundër arma e imazhit të popullit të Ukrainës që po përgatitet të mbrojë vendin, janë goditje vdekjeprurëse për imazhin e Rusisë. Asnjë armë, sado e sofistikuar, nuk mund ta mundë opinionin publik ndërkombëtar.

E kështu, betejën për imazhin Rusia e ka humbur përballë një populli që lufton për vendin e tij. Aleanca perëndimore së shpejti do miratojë masa të tjera kundër shtetit rus dhe në javët e muajt e tjerë do të ndihen pasojat, e rëndësishme është qëndrimi unik i saj. Kjo tregon se popujt që luftojnë për liri dhe demokraci janë një model i ruajtjes së vlerave e jo një klikë që për hir të pushtetit futet në aventura të rrugëve pa krye që të çojnë drejt pushteteve të absolutizmit e ca më keq akoma natyrave fashiste.

Frika e Hobsbau-it, Plamenate-it, Shopflin-it dhe të tjerëve politologë e historianë të cilët paralajmëronin për trashëgiminë e nacionalizmit jo liberal në Evropën Qendrore dhe Lindore, duket se u justifikua. Shqipëria duhet të ndjekë me vëmendje ngjarjet në të gjithë hapësirën mbarë shqiptare, të krijojë me shpejtësi një lloj hospitalizimi për  emigrantët që mund të strehohen në vendin tonë për arsye të luftës. Rishikimi i bazës ushqimore e parashikimi në kohë të jashtëzakonshme janë masa imediate të qeverisë.

Duhet një strategji mbarëkombëtare në çdo fushë për të parashikuar çdo skenar edhe nga më absurdët. Koha kur edhe këndohej ndonjë këngë ruse nga ato si Kalinka e Kozaçok duket se mori fund me këto ngjarje që po ndodhin në Ukrainë. Do të kemi nëpër rrugët e Shqipërisë më shumë rusisht folës se kurrë e do të ndajmë me ta bukën e do t’i presim me besë e bujari siç i ka hije shqiptarit.

Të fundit

Veliaj nga burgu: Ols Dado e çau karrierën nga shtrati, djali im nuk e di që jam në qeli

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga paraburgimi i Durrësit ku ndodhet prej 13 shkurtit, i është përgjigjur...

Veliaj falenderon Ramën: Po i qëndron në krye punëve të Bashkisë, s’po djegim letrat

Në një intervistë të dhënë me shkrim për emisionin Top Story në Top Channel me Grida Dumën, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj foli edhe...

Ekspertët: Evropa nuk mund të zëvendësojë SHBA-të si garantuese e sigurisë së Ukrainës

Friedrich Merz, i cili pritet të bëhet kancelar i Gjermanisë pasi partia e tij demokristiane fitoi zgjedhjet parlamentare të 23 shkurtit, ka thënë se...

“Ta bëjmë Kosovën sërish Serbi”/ Kongresmeni dhe eurodeputeti, kritika ndaj Pentagonit

Një qëndrim ofendues për Kosovën ka sjellë kritika të forta ndaj Departamentit Amerikan të Mbrojtjes. Kongresmeni, Ritchie Torres, dënon zëdhënësen e Pentagonit, Kingsley Wilson,...

Tonali rrëfen varësinë nga bastet/ 6 muaj nuk përdora fare celular, shkova në psikiatër!

Sandro Tonali, mesfushori italian i Newcastle dhe ish-lojtari i Milanit, ka dhënë një intervistë të gjatë për “La Repubblica”, ku ka treguar si u...

Lajme të tjera

Web TV