E fundit në rajon e Europë/ Paga minimale në Shqipëri është 213.45 euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Paga minimale në Shqipëri është 213.45 euro në vitin 2020. Shifra është publikuar nga Eurostat në një raport të fundit. Krahasuar me vitin e kaluar, rritja është mjaft e vogël, me rreth 3 euro.

Sipas raportit mësohet se në krahasim me vendet e tjera të Europës por edhe të rajonit, Shqipëria rezulton të jetë ajo me pagën minimale më të ulët. Gjithsesi, jo të gjitha vendet Europiane, përfshirë shtete si Italia, Austria, Finlanda, Suedia, apo Norvegjia, e parashikojnë pagën minimale. Në rajon, vetëm Mali i zi dhe Serbia njohin një dysheme për pagën me ligj, dhe për të dyja vendet ngjitet në mbi 300 euro, deri në 343 në rastin e Serbisë.

Pas Shqipërisë, Bullgaria është vendi me pagën minimale më të ulët, në vetëm 312 euro në muaj. Më pas ndjekin 9 shtete të Europës lindore, me pagën minimale që varion mes 400-600 eurove. Luksemburgu ka pagën minimale më të lartë në Europë, me 2142 euro në muaj, ndjekur nga Irlanda, Holanda, Belgjika dhe Gjermania, me 1584 euro në muaj.

Të fundit

Tërmet i fortë ‘shkund’ bregdetin jugor, sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter goditi bregdetin jugor të Spanjës, sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (ESMC)....

‘Kjo është Rilindja Urbane 2.0’/ Tirana, zona më e nxehtë, s’ka lagje pa zaptuesin e saj

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një fazë të re të ndërhyrjes së shtetit kundër ndërtimeve të paligjshme dhe zaptimeve, duke theksuar se “të gjitha ngrehinat...

“Gra bjonde me përmasa specifike të gj*ksit”/Kërkesat e ‘çmendura’ në 18-vjetorin e Jamal

Lamine Jamal mbushi dje 18 vjeç. Dhe festa e tij e ditëlindjes ka fituar një vëmendje të veçantë. Klaudia Kalvo, modele spanjolle, ka zbuluar detaje...

Trump paralajmëroi tarifa 30% për mallrat evropiane!/ BE gati të godasë SHBA-të

Bashkimi Evropian ka përgatitur një listë tarifash në vlerë prej 21 miliardë euro ndaj produkteve amerikane, nëse nuk arrihet një marrëveshje tregtare me Shtetet...

Nëse lufta troket te porta… por porta është e blinduar me iluzione

Nga Leonard Veizi Në Gjermani, që nga koha kur kancelari Helmut Kohl udhëhoqi vendin në ribashkimin e Gjermanisë pas rënies së Murit të Berlinit, e...

Lajme të tjera

Web TV