MERKATO/ Të gjithë e duan Lewandowskin, Barcelona bën “pazar” në Angli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Robert Lewandowski është kthyer në një nga lojtarët më të lakuar në tregun e transferimeve, kjo për shumë arsye. Leva është një nga “bomberat” më të mirë në qarkullim, emri i tij garanton një “thes” me gola, por në të njëjtën kohë nuk po rinovon kontratën me Bayern Munich, kontratë që i skadon në 2023.

Për këto arsye, pas Barcelonës, interes për të siguruar shërbimet e Lewandowski ka shfaqur edhe Arsenal. “Topçinjtë” janë në kërkim të një sulmuesi dhe Leva do të ishte një dhuratë e bukur për trajnerin Arteta.

Chelsea është kthyer në një treg të preferuar për klubet më të mëdha evropiane, të gjithë dëshirojnë të përfitojnë nga kriza dhe paqartësia që ka mbërthyer klubin londinez. Në të njëjtën linjë është edhe Barcelona që kërkon shërbimet e Andreas Christensen. Mbrojtësi danez pritet të vijë në “Camp Nou” me parametra zero. Sipas mediave spanjolle, zyrtarizimi i këtij afrimi pritet të ndodh në ditët në vijim.

Man.United pritet të jetë sërish aktiv në tregun e transferimeve teksa në verë nga “Old Traford” mund të largohet C.Ronaldo. Me apo pa CR7 në fushë, “djajtë e kuq” kanë hedh vështrimin nga Ligue 1 aty ku kërkojnë shërbimet e Mousse Dembele. Lion vlerëson kartonin e tij me 30 milionë euro.

Të fundit

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të...

Një milion dollarë për të deshifruar shkrimin enigmatik të Luginës së Indus

Një milion dollarë do të shpërblehen për këdo që mund të zgjidhë enigmën e shkrimit të Luginës së Indus, një nga misteret më të mëdha...

Richard Gere e quan Trump një njeri bullizues: Jemi në një vend shumë të errët në Amerikë

Ndërsa pranoi një çmim për arritje të jetës në Çmimet Goya në Spanjë, Richard Gere shfrytëzoi rastin për të shprehur shqetësimet e tij për...

‘Një martesë, një divorc, një funeral’/Komedia satirike premiere në Korçë

‘Një martesë, një divorc, një funeral’ është komedia satirike që u shfaq për 5 netë radhazi në sallën e tejmbushur të Teatrit të Korçës. Me...

Përparësitë e kopshteve vertikale nuk janë vetëm estetike, ato ulin temperaturën në qytet

Kopshtet vertikale janë një risi (relative) vitet e fundit, ato po shfaqen gjithnjë e më shpesh në lagjet e qytetit tonë dhe ata që...

Lajme të tjera

Web TV