Pasi Britania e Madhe i ngriu pasurinë Abramovich-it, zbulohet e dashura e tij ukrainase (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak ditë më parë, pronari i Chelsea-s, Roman Abramovich, është sanksionuar nga qeveria e Britanisë së Madhe, si pjesë e përgjigjes së saj ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

Ai është një nga shtatë oligarkët që u godit me sanksione të reja, duke përfshirë ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit.

Por së fundmi, mediat e huaja kanë zbuluar të dashurën e re të manjatit 55-vjeçar. Thuhet se ai është në një romancë me një 25-vjeçare, e cila ka rrënjë familjare ukrainase.

Oligarku i sanksionuar po del fshehurazi me Alexandra Korendyuk, një sipërmarrëse dhe yll televiziv. Lajmi është bërë i ditur nga gazetarja ruse e rozës, Bozhena Rynska.

E njëjta gazetare ka zbuluar fillimisht se babai i shtatë fëmijëve, do të martohej me bashkëshorten e tij të tretë, Dasha Zhukova, me të cilën ishte martuar nga viti 2008 deri në 2018.

Nga ana tjetër, 25-vjeçarja thuhet se është themeluesja e Institutit të Iniciativave Muzikore, që ndihmon muzikantët e ardhshëm.

“E dashura e re e Roman Abramovish është shumë interesante. Në fillim të vitit filluan thashethemet se zemra e oligarkut ishte fituar nga Alexandra Korendyuk”, është shprehur Rynska.

Të fundit

BE do të hetojë ndërprerjet e energjisë elektrike në Spanjë dhe Portugali

Autoritetet në Spanjë dhe Portugali po përpiqen të gjejnë shkakun e një ndërprerjeje masive të energjisë elektrike në të...

60 ditë bllokadë e ndihmave/ Gaza në prag të zisë së bukës! Dhjetëra mijëra të mitur…

Asnjë ushqim, ujë apo furnizim mjekësore nuk kanë hyrë në Rripin e Gazës që nga 2 marsi, kur Izraeli vendosi një bllokadë totale në...

Shqipërisë i duhen 20 vite që të klasifikohet në grupin e vendeve me të ardhura të larta

Shqipërisë do t’i duhen afërisht 20 vite për të kaluar në klasifikimin si vend më të ardhura të larta, referoi raporti i pranverës së...

Dobësia e dollarit krijon një mundësi për euron. A mund të zgjatë?

Nga Eshe Nelson Shkundja e sistemit tregtar global nga Presidenti Trump ka shkaktuar tronditje në pikëpamjen e gjatë se Shtetet e Bashkuara janë burimi i...

Fiksimi ogurzi i MAGA-s me IQ-në po na çon drejt një të ardhmeje çnjerëzore

Një koalicion i fiksuar pas inteligjencës po vë bast ekonominë amerikane mbi inteligjencën artificiale – gjë që do të zhvlerësojë vetë aftësitë që e...

Lajme të tjera

Web TV