Guardiola merr vendimin e papritur, ja ku do jetë e ardhmja e trajnerit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skuadra e Manchester City-t mund të mbetet për plot dy sezone jashtë Champions League si dhe rrezikon të humbasë titullin e sezonit 2014 dhe një pjesë të mirë të yjeve të skuadrës, ku përfshihet edhe trajneri Pep Guardiola, pas një vendimi të UEFA-s,pasi dyshohet se ky klub të ketë shkelur rregullat e “Fair Play financiar”.

Prej kohësh ishte duke u folur për një largim të teknikut katalunas, mirëpo tashmë këto zëra janë shtuar më shumë se kurrë.  Pavarësisht këtyre aludimeve “The Times” raporton se një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Sipas kësaj mediaje Guardiola u ka thënë drejtuesve të klubit anglez se nuk ka ndërmend që të largohet dhe duket se spanjolli është i bindur se vendimi i UEFA-s do të shfuqizohet, ndaj dhe ai ka ndërmend që të respektojë kontratën deri në vitin 2021.

Ashtu siç vetëm Pep ia arrin duke mos u dorëzuar, të njëjtën gjë ka vendosur të bëjë dhe te Manchester City. Ndërsa, për të ardhmen e lojtarëve nuk dihet ende ndaj duhet parë në vazhdim nëse do vazhdojnë të qëndrojnë te klubi anglez./Fjala.al/

Të fundit

Guvernatori i BSH, Bujqësia ka performacën më të dobët ndër sektorët madhorë të ekonomisë

Guvernatori Gent Sejko, në tryezën e diskutimit të organizuar nga Banka e Shqipërisë mbi financimin në bujqësi, u shpreh...

Goditet grupi i strukturuar kriminal, falsifikonin dokumente, 6 të arrestuar

Goditet një grup i strukturuar kriminal, me pjesëtarë shtetas nga Shqipëria dhe Kosova, që falsifikonte dokumente, me qëllim shitjen. 6 persona kanë rënë në pranga,...

Cristiano Ronaldo prej bronzi mbledh mijëra tifozë në Times Square

Tifozët e Cristiano Ronaldos u mblodhën në Times Square të mërkurën për të zbuluar statujën prej bronzi, 12 metra të lartë, të futbollistit portugez,...

“Të vras dhe askush nuk do kujtohej për ty”/ Sekretet e errëta të Sean Diddy Combs

“Kam aq shumë para sa mund të paguaj dikë për të të vrarë dhe askush nuk do e merrte vesh. Askush nuk do të...

Shell tërhiqet përfundimisht nga “Blloku 4”; Do të likuidojë degën në Shqipëri në 2025-n

Kompania hollandeze Shell ka vendosur të tërhiqet nga Blloku 4 i kërkimeve në Jug të vendit, ndërsa ka pezulluar të gjitha operacionet e tjera...

Lajme të tjera

Web TV