Helmoi shqiptaret me pije false, arrestohet 56 vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 56 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi akuzohet se tregtonte pije të skaduara.

Uniformat blu bëjnë me dije se ky shtetas tregonte pije të skaduara për qytetarët.

Policia bën me dije se shtetasi D. H., 56 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili” Shkodër, për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja ose ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Shkodër.

Arrestohet në flagrancë një shtetas që tregtonte pije të skaduara.   

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik Financiar në DVP Shkodër, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit ekonomik dhe financiar, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Skadenca”. 

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. H., 56 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili” Shkodër, për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja ose ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin tregtar që administronte ky shtetas, në lagjen “Salo Halili”, Shkodër, kanë gjetur dhe sekuestruar sasi të konsiderueshme me pije (lëngje frutash), të cilave u kishte kaluar afati i skadencës’, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit

Ambasada amerikane: Ngërçi politik po i kushton Kosovës

Ambasada amerikane në Prishtinë ka thënë të enjten se Kosovës po i kushton ngërçi politik dhe u ka bërë...

Vatër e re zjarri në Fushë-Arrëz, bashkia kërkon ndihmë nga ajri

Një vatër tjetër zjarri është shfaqur në Fushë-Arrëz, por këtë herë në pyjet pranë fshatit Kryezi në Podinat. Flakët po favorizohen nga era e fortë...

Kriminalizimi i gjestit politik është një gabim fatal

Mark Borkowski Ndërkohë që duartrokasim sufraxhetet dhe figura si Peter Tatchell, Britania po humbet të drejtën për të protestuar. Duhet t’i bëjmë vetes pyetjen: si do...

Asllani huazohet tek Torino, Interi i gjen pasuesin në Francë

Interi ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e Kristjan Asllanit, i cili sapo është transferuar tek Torino. Klubi zikaltër po synon transferimin e Andy Diouf, mesfushorin...

Video abuzimi seksual me fëmijë, nis gjyqi ndaj ish-ministrit danez

Ish-deputeti dhe ministri Henrik Sass Larsen akuzohet për posedim të skedarëve fotografikë dhe video që përmbajnë materiale abuzimi seksual me fëmijë. Ndaj tij filloi...

Lajme të tjera

Web TV