Mbledhje e jashtëzakonshme e ministrave të Mbrojtjes së NATO-s për Ukrainën, Peleshi: Shqipëria e gatshme për ndihmë humanitare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në selinë e NATO-s Bruksel, Belgjikë, sot u zhvillua takimi i jashtëzakonshëm i ministrave të Mbrojtjes së NATO-s, ku fokusi kryesor ishte situata në Ukrainë pas pushtimit nga Rusia.

Ministri i Mbrojtjes zoti Niko Peleshi, në fjalën e tij, qartësoi edhe njëherë pozicionin e Shqipërisë në mbështetje të plotë të integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës si dhe dënoi rëndë shkeljen e ligjit ndërkombëtar nga ana e Rusisë.

Ai solli në vëmendje se, Shqipëria iu bashkua pa asnjë hezitim vendeve të tjera të NATO-s dhe BE-së, që vendosën sanksione ndaj Rusisë, si dhe gatishmërinë e plotë të qeverisë shqiptare për të ofruar ndihmë dhe asistencë humanitare për Ukrainën.

Në kuadër të rritjes së vigjilencës dhe masave për përforcimin e krahut lindor dhe juglindor të Aleancës, zoti Peleshi shtoi se, vendi ynë ka deklaruar se është i gatshëm të zbatojë detyrimet e veta si një aleat me vlerë dhe i besueshëm krah për krah aleatëve të tjerë.

Në përfundim, ministri Peleshi kërkoi nga Aleanca vëmendje të shtuar dhe analizë të kujdesshme për rajonin e Ballkanit, ndonëse fokusi mbetet situata në Ukrainë. Ai tha se konflikti duhet kontrolluar dhe mbajtur jashtë kufijve të NATO-s, pasi ndikimi rus në Ballkan konsiderohet rrezik real për rajonin.

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës zoti Jens Stoltenberg dënoi agresionin rus ndaj Ukrainës dhe rikonfirmoi mbështetjen e plotë politike dhe asistencën e vazhdueshme ushtarake nga NATO për Ukrainën. Gjithashtu, ai theksoi nevojën për përforcimin e Deterrencës (Parandalimit) dhe Mbrojtjes së Aleancës, veçanërisht në lindje dhe juglindje të kufijve të saj, ku për herë të parë që nga krijimi i saj, NATO po dislokon Forcat e Reagimit në këto vende.

Ky ministerial i paraprin Samitit të Jashtëzakonshëm të NATO-s, i cili do të zhvillohet në Bruksel më datë 24 mars.

Të fundit

Europiani në shtëpi, 0-4 kundër gjermanëve, dështimi i radhës për Shqipërinë U17

Kombëtarja shqiptare U-17 zhvilloi sot ndeshjen e dytë në Kampionatin Europian, përballë Gjermanisë, në stadiumin “Elbasan Arena”. Kuqezinjtë u mundën...

Aleksandër Çipa: Artan Lame la pas kënaqësi të shijueshme në shkrimet e tij

Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa, ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale për ndarjen nga jeta të publicistit Artan Lame. Çipa...

Çelja zyrtare e Grup-Kapitullit 3/ Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vijon pa ndalim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me çeljen sot të negociatave për 8 Kapituj të rinj nga Grupi 3. Përmes një postimi në rrjetet sociale,...

Fituesi i Eurovision: Do doja që konkursi i radhës të mbahej në Vjenë, pa Izraelin

JJ, përfaqësues i Austrisë dhe fitues i Eurovision 2025, komentoi rastin kontrovers të pjesëmarrjes së Izraelit në konkursin më të madh muzikor dhe tha se...

Sulm me thikë në një shkollë fillore në Gjermani, plagoset 11-vjeçari

Një djalë njëmbëdhjetë vjeçar u plagos me thikë në një shkollë në Berlin të enjten. Autori i krimit është larguar nga vendi i ngjarjes...

Lajme të tjera

Web TV