Protesta të shtunën/ Rama i vendosur: Nuk ulen taksat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i qeverisë është treguar i prerë sa i takon reagimit të  protestuesve, të cilët paraqitën 11 pika ku kërkohet ulja e çmimit të naftës dhe të ushqimeve bazë. Rama tha se: “jo 100 veta, por 100 mijë të dalin në protestë, nuk hiqet taksa e naftës”. Megjithatë, këtë të shtunë është “prova e durimit” mes palëve, dhe kjo varet edhe nga numri i pjesëmarrëve në protestë apo vendosmëria që do të shfaqin.

 Kryeministri Edi Rama i ka dhënë një përgjigje kërkesës me 11 pika të bërë nga protetuesit që kërkojnë uljen e çmimeve dhe të taksave. Në një takim të mbajtur në Durrës, sëbashku me ministren e Financave Dalina Ibrahimaj, shefi i qeverisë u tregua i prerë duke mos marrë në konsideratë asnjë prej kërkesave të bëra nga protetsuesit, duke thënë se asnjë taksë nuk do të ulet se fallxhoret dhe foltoret të sjellin njerëz në protesta. “Me një faturë me çmimin real të energjisë 95 mijë njerëz ne i nxjerrim në rrugë. Për çfarë, për të hequr taksën e karburantit? Për ata që shkojnë e ulërinë dhe nxjerrin fakte të paqena në protestë dhe i shtynë për të shtunën për të lejuar foltoret dhe fallaxhoret të organizohen dhe të furnizoheshin me naftë”, tha Rama. Dyuket se i ka parë me interes protestat dhe mbi të gjitha numrin e pjesëmarrësve, të cilët kur mbushën sheshin duket se i krijuan shqetësim kreut të qeverisë, i cili nxorri paketën e ndihmës ekonomike, por pas venitjes së tyre ka shprehur një lloj “qetësie”, pikërisht duke u nisur nga numrat. “Jo 100 veta si mbrëmë (të martën), por 100 mijë veta të vijnë nuk hiqet taksa e karburantit. Jo se nuk dua unë, por nuk është e mundshme. Ai që i bën këto ai  nuk është udhëheqës i popullit të vet, por është nga ata udhëheqës që marrin në qafë popullin e tyre dhe ata që e kanë marrë më qafë popullin me gropat e Sudes e kemi ende gjallë mes nesh”, tha Rama.

Lexo edhe :  Basha uron Vitin e Ri: Shëndet, dashuri dhe shpresë për familjet shqiptare!

Rama i kthehet kritikuesve

Kryeministri Edi Rama i është kthyer komentuesve ne faqen e tij të Facebook-ut. Rama është ndalur edhe te protestat që po mbahen në vend kundër rritjes së çmimeve të karburantit dhe jo vetëm. “Kur një popull i tërë europian po martirizohet nga një agresion ushtarak dhe kur bota flet deri edhe për rrezikun e paimagjinueshëm të Luftës së Tretë Botërore – kjo shfaqje dhune verbale, për të nxitur urrejtje, përçarje, destabilizim, përmes shpifjesh, akuzash, sharjesh, mallkimesh, ishte fare fare e tepërt!”, shkruan Rama. Kryeministri edhe pse e ka lidhur rritjen e çmimit të naftës me luftën në Ukrainë, tha se “A ka apo s’ka lidhje lufta me kërcimin e çmimit të naftës në tërë botën, kjo është një pyetje që mund ta bëjë vetëm kush bie pre e zhurmës së daulleve të dizinformimit e të çoroditjes së publikut, nga ata që dihet e shihet se kush janë”. Rama është ndalur edhe tek grafiku që ka nxjerrë dje, ku pasqyrohet rritja dhe më pas rënia e çmimit. “Ky grafik i nxjerrë sot (dje) nga një prej burimeve më serioze të informacionit për çmimet e naftës në botë, e tregon kokëfortësisht se kërcimi i panatyrshëm i çmimit, që kishte nisur të rritej pak nga pak paralelisht me thellimin e krizës energjetike, përkon përpikmërisht me nisjen e luftës”, tha Rama. sipas tij, mospranimi i fakteve të realitetit dhe fabrikimi i një realiteti konfliktual, me sajesa, shpifje, sharje, akuza, analiza të rreme, me qëllim shfrytëzimin e një tronditjeje që shkaktohet nga një fatkeqësi natyrore e pashmangshme, nuk ndodh për herë të parë në Shqipëri.

Të fundit

Autoritetet në Korenë e Jugut ndalin përpjekjet për arrestimin e Presidentit Yoon

Autoritetet e Koresë së Jugut thanë të premten se pezulluan përpjekjet për të arrestuar Presidentin Yoon Suk Yeol, i...

Tayna zbulon shifrat: 1 milion euro fitime nga “Si ai”?

Kënga “Si ai” shënoi rikthimin e fuqishëm të Taynës pas një pushimi të gjatë, një skandali që u përkthye në sukses duke e çuar...

Gerta Gixhari tregon njohjen me partnerin: Sa e pashë thashë ç’është ky bukurosh!

Gazetarja Gerta Gixhari ka rrëfyer për herë të parë njohjen me partnerin dhe babain e fëmijëve Iljaz Labin. Ishte dashuri me shikim të parë, ka...

Trump paralajmëron Britaninë: Hapni Detin e Veriut, hiqni qafe mullinjtë e erës

Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump, është shprehur kundër mullinjve me erë në Detin e Veriut dhe ka kritikuar Britaninë e Madhe. "Mbretëria e...

Hyn në fuqi “bonus-malus”, ndëshkim dhe shpërblim, si dhe sa do të paguajnë shoferët

Ka hyrë në fuqi bonus malus, ose thënë ndryshe  sistem i cili rregullon nivelin e primit të sigurimit të automjetit, bazuar në historikun e...

Lajme të tjera

Web TV