Mashtrim përmes call-centerave, disa të arrestuar nga SPAK, si i joshnin të huajt të investonin në bursë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SPAK ka arrestuar dje disa persona për vjedhje përmes mashtrimit në kuadër të grupit kriminal në lidhje me call centerat. Hetimi i nisur që në 2021, është finalizuar dje me operacionin e koduar “Nine”.

 

Administratorët e 9 subjekteve call center, janë proceduar penalisht për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Bëhet e ditur se Erjon Kasmi, 39 vjeç, administratori i subjektit dhe Xhulian Xhafa, 30 vjeç, Programues elektronik, te dy janë arrestuar.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, duke shfrytëzuar punën e tyre si administratorë dhe menaxherë në disa call center-a të ndryshëm në qytetin e Tiranës, dyshohet se mashtronin shtetasit e huaj, kryesisht nga vendet e BE-së, që të investonin në bursë.

Thuajse të gjithë të arrestuarit për mashtrime të tilla kompjuterike, janë liruar nga gjykatat, ndërsa pre e këtyre mashtrimeve bien kryesisht të moshuar nga vendet e Europës Perëndimore. Në nëntor të vitit të shkuar, Policia e Shkodrës arrestoi 8 persona, përfshirë edhe pronarin polak të kompanisë, i cili bashkë me bashkëjetuesen e tij nga Shkodra, ngriti skemën e mashtrimit. Pasi u vendos në qytetin verior, polaku punësoi disa të rinj, duke filluar aktivitetin e tij në vitin 2020. Gjatë kësaj periudhe, puna vijoi normalisht ku kryesisht gjermanë dhe spanjollë telefonoheshin nga punonjësit e këtij “call center”-i, të cilët i prezantoheshin si përfaqësues të brokerave të ndryshëm me vendndodhje në BE dhe iu thuhej se, nëse investonin sipas këshillave të tyre, do të bëheshin të pasur.

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV