Gazetarja ruse, Marina Ovsyannikova, e cila u shfaq gjatë një edicioni informative me pankartën “Jo Luftë”, ka thënë për BBC se kishte për qëllim të ndërgjegjësonte njerëzit e popullit të saj.
“Do të doja t’i thoja rusëve që jeni zombifikuar nga propaganda e Kremlinit që nuk duhet besuar më. Ata kanale nuk duhet të dëgjohen.
“Mësoni të kërkoni informacion, analizoni atë. Burime perëndimore, burime ukrainase, e kuptoj se është shumë e vështirë në kushtet e një lufte informacioni të
gjesh informacione alternative, por duhet të përpiqesh ta kërkosh”, tha gazetarja.
Ovsyannikova, një redaktore në transmetuesin e kontrolluar nga shteti rus, Channel One, u arrestua dhe u mor në pyetje për 14 orë pas episodit të së hënës.
Gazetarja theksoi se dëshironte të thoshte se rusët janë kundër luftës.
“Unë doja t’i thoja audiencës perëndimore se rusët janë kundër luftës. Jo të gjithë rusët janë të tillë”, tha Ovsyannikova.
Gazetarja ka thënë më tej se e dinte që do të arrestohej e do të gjobitej me 30 mijë rubla, për veprimin që kreu.