Shkëlqen Pedri/ Barça përmbys Galatasarayn dhe kalon në fazën tjetër të Europa League!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Barcelona ka siguruar një vend mes tetë skuadrave më të mira të Europa League falë fitores 2-1 të marrë në Stamboll kundër Galatasaray-t.

Një fitore me përmbysje për skuadrën e Xavi-t, që ka kaluar në disavantazh në minutën e 28-të pas goli të shënuar nga Marcao.

Gjithsesi, spanjollët kanë barazuar në të 37-ën me një gol të mrekullueshëm të Pedri-t dhe kanë përmbysur gjithçka me Aubameyang në të 49-të.

Pedri (19 vjec e 112 ditë) është adoleshenti i parë që shënon për Barcelona-n në Kupën UEFA/Europa League pas Ivan De la Pena kundër Bayern Munich në prill 1996 (19 vjeç e 346 ditë) dhe më i riu pas Roger kundër Sevilla-s në dhjetor 1995 (18 vjeç e 355 ditë).

Pierre-Emerick Aubameyang është bërë lojtari i parë i Barcelona-s që shënon në dy transfertat e para europiane pas Robert Fernandez në sezonin 1986/87 të Kupës UEFA në Lisbonë kundër Sporting dhe in Uerdingen.

Vazhdon aventura europiane dhe për Atalanta-n, që ka mundur 1-0 Bayer Leverkusen-in në transfertë dhe është kualifikuar në çerekfinalet e Europa League me rezultatin e përgjithshëm 4-2, pas fitores 3-2 të marrë në ndeshjen e parë kundër gjermanëve.

 

Kanë kaluar në raundin pasardhës edhe Rangers me Braga-n, që kanë eliminuar respektivisht Crvena Zvezda-n dhe Monaco-në.

Të fundit

Catherine Paiz flet për tradhtitë e Austin McBroom: Më tha mos reago

Catherine Paiz, e njohur nga kanali “The ACE Family”, ka rrëfyer hapur për tradhtitë e ish-bashkëshortit të saj, Austin...

Trafik armësh nga Kosovë drejt Shqipërisë, arrestohen 10 persona!

Një operacion i madh kundër trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova drejt Shqipërisë është finalizuar nga Policia e Tiranës. Përmes një njoftimi, Policia bën...

Murrizi paralajmëroi arrestimin e dy deputetëve të PD në listën e Tiranës, reagon Berisha

Sali Berisha, i ftuar në studion e “Debat”, u pyet se çfarë mendonte për deklaratat e Myslym Murrizit, i cili tha se “priten arrestime...

A do kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar zgjedhjet e 11 majit, duke njoftuar se opozita do të nisë një betejë të re institucionale...

‘Paradoksi’ socialist i shtimit të mandateve parlamentare me më pak vota

Eduard Zaloshnja Votat e diasporës i shtuan vetëm 1 mandat socialistëve – të nëntin në Qarkun Vlorë (por pa filluar fare numërimi i votave nga...

Lajme të tjera

Web TV