Përfundon mbledhja e Bordit të Monitorimit/ Ministrja e Financave: S’do të lejojmë rritjen e çmimeve, mbrojmë konsumatorin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca kanë dalë në një deklaratë për mediat pas një maratone diskutimesh me përfaqësuesit e shitësve të shumicës dhe pakicës për disa nga ushqimet bazë.

“Sot është mbledhur bordi i monitorimit dhe transparencës së çmimit ët produkteve të shportës. Nesër do vijojmë takimet me qëllim mbylljen e një procesi për instrumentin që do bëjë transparencë për çmimet e produkteve të shportës në pikat e tregtimit me pakicë. Kjo është situatë e pazakontë, në të cilën ne nuk do të donim të ndërhynim dhe që ka nevojë për monitorim. Jo që ka patur abuzim, por lufta krijon pasiguri dhe ka bërë që të ketë rritje të larta të çmimeve për disa produkte të shportës. Këto çmime jo në të gjitha rastet tregojnë për rritje të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Qëllimi i bordit është përcaktimi i instrumentit që do kontrollojë çmimet dhe nuk do lejojë që të rriten në mënyrë jokonsistente me ato të importit. Tregu nuk monitorohet lehtë, disa prej tregtarëve janë importues direkt, disa janë përpunues e disa paketues e shitës. Bordi do të ketë si detyrë monitorimin e kostove të prodhimit për të gjithë tregtarët kryesorë dhe monitorimin e marzheve të fitimit. Kompanitë prezentë në mbledhjen sot kanë dhënë dakordësi për të patur marzh fitimi minimal mbi produktet bazë, më të rëndësishme. Ne nuk mund të kontrollojmë çmimin, vjen nga inflacioni i importuar.

Në vijim do informojmë mbi të gjithë aktivitetin e bordit dhe instrumentin e monitorimit. Do ketë një mekanizëm që do përcaktojë si do kontrollohen tregtarët me pakicë që mos lejojmë abuzim. Kemi vendosur një garanci që do përdoret nga tregtarët kryesorë që të garantojnë blerjet e tyre që produktet të mos mungojnë në një periudhë afatmesme”, tha ministrja Ibrahimaj.

Lexo edhe :  Banka e Shqipërisë rifilloi blerjet e valutës për të ndalur rënien e Euros

Ndërkohë Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca tha se qeveria është duke monitoruar situatën në treg për sa i përket mallrave bazë, në mënyrë që të orientohet drejt tregjeve të reja në rast se do të ketë mungesa të produkteve të caktuara. E pyetur nëse mund të përballemi me mungesë të grurit në treg, ajo u shpreh optimiste për përmbushjen e nevojave për këtë vit

Të fundit

Sistemi zgjedhor në Kosovë nuk është për t’u marrë si shembull

Ervis Iljazaj  Pas daljes së rezultateve të zgjedhjeve të 11 Majit, parti politike apo kandidatë të caktuar i janë turrur...

“Beni ecën vetë”, historia e filmit të bazuar mbi romanin e Kiço Blushit

Filmi ‘Beni ecën vetë’ mbetet edhe pas kaq vitesh akoma mbetet ndër filmat më të mirë shqiptarë. ‘Beni ecën vetë’ është prej atyre filmave...

Catherine Paiz flet për tradhtitë e Austin McBroom: Më tha mos reago

Catherine Paiz, e njohur nga kanali “The ACE Family”, ka rrëfyer hapur për tradhtitë e ish-bashkëshortit të saj, Austin McBroom, gjatë një interviste në...

Trafik armësh nga Kosovë drejt Shqipërisë, arrestohen 10 persona!

Një operacion i madh kundër trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova drejt Shqipërisë është finalizuar nga Policia e Tiranës. Përmes një njoftimi, Policia bën...

Murrizi paralajmëroi arrestimin e dy deputetëve të PD në listën e Tiranës, reagon Berisha

Sali Berisha, i ftuar në studion e “Debat”, u pyet se çfarë mendonte për deklaratat e Myslym Murrizit, i cili tha se “priten arrestime...

Lajme të tjera

Web TV