Von der Leyen: Na intereson një Shqipëri afër BE-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një konferencë të përbashkët shtypi me presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, menjëherë pasi përfundoi Konferenca e Donatorëve, Kryeministri Rama deklaroi se falënderonte pa masë të gjithë ata që ndihmuan Shqipërinë, pas pasojave nga tërmeti shkatërrimtar. Ndërsa Von Der Leyen u shpreh krenare për iniciativën e Bashkimit Europian, për organizimin e Konferencës së Donatorëve.

Kjo mund t’i kishte ndodhur çdokujt prej nesh. Jam shumë krenare që BE mori iniciativën për të organizuar këtë Konferencë Donatorësh. Shqipëria nuk është vetëm. Shqipëria është një partner edhe mik i BE-së. Jam shumë e kënaqur të njoftoj se vendet anëtare kanë angazhuar më shumë se 400 milion euro. Por sot i kaluam pritshmëritë, komuniteti ndërkombëtar ka mbledhur mbi 1 miliard euro”, u shpreh Von der Leyen.

Kam mirënjohje të jashtëzakonshme dhe të papërshkrueshme për presidenten e Komisionit Europian, e cila është njeriu kyç i donatorëve që janë dhënë sot. Ursula, faleminderit shumë. Nuk do ta harroj kurrë telefonatën tuaj, ndërsa kthehesha nga zonat e dëmtuara rëndë, për të shkuar dhe qëndruar bashkë me ata familje, të cilat humbën praktikisht më shumë se dy të tretat e familjes. Më kujtohet se përtej fjalëve të ngushëllimit, ju premtuat se do të ishit bashkë me mua në këtë përpjekje. Ju më thatë se nuk do të ishit vetëm. Do të këndoja edhe himnin e Liverpulit për ju sot. Më mbush zemrën ajo që ju dëshmuat”, tha Rama gjatë konferencës së përbashkët.

Nga ana e saj Presidentja, Von der Leyen u shpreh se Shqipërinë do ta mbajmë sado pranë BE-së. “Na intereson një Shqipëri afër BE-së. Ne kemi shtruar rrugën që këtë vit të arrihet suksesi që dëshirojmë. Përpjekjet e përbashkëta përshpejtojnë procesin  për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, për hapjen e negociatave. Kemi prova që progresi është bërë. Do të botojmë një raport të ri në fillim të marsit”, tha Von Der Leyen.

Të fundit

A mund të na çlirojë inteligjenca artificiale nga mëkatet?

Një eksperiment i çuditshëm, mes teknologjisë dhe spiritualitetit, zhvillohet në një kishë zvicerane (duke përdorur inteligjencën artificiale). Me efekte...

Trauma nga vetëvrasja e mbesës së tij!/ Pse u bë Adolf Hitler vegjetarian?

Nuk është e sigurt që Hitleri ishte vegjetarian: ai ndoshta u bë i tillë nga viti 1931 e tutje, por pyetja është e diskutueshme....

Brad Pittit u ndalua të hynte në Kinë për 20 vjet/ Arsyeja e pazakontë!

Brad Pitt u ndalua të hynte në Kinë për gati 20 vjet për shkak të një filmi në të cilin luajti në fund të...

Gabim radiofonik/ Si u bombardua manastiri më i madhi në botë për shkak të një keqkuptimi

Manastiri i Montecassino, i themeluar nga Benedikti i Norcias në 529, është më i madhi në botë për nga madhësia dhe i dyti më i vjetër...

VIDEO/ Tension mes pasagjerëve, avionët ushtarakë italianë shoqërojnë aeroplanin amerikan

Një avion i American Airlines, që udhëtonte nga Nju Jorku për në Nju Delhi, Indi, u ul në mënyrë të sigurt në Romë të...

Lajme të tjera

Web TV