Rusët e pranojnë: Ukrainasit vranë gjeneralin tonë të lartë në Mariupol

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zyrtarët rusë kanë konfirmuar se zëvendëskomandanti i flotës ruse të Detit të Zi, kapiteni i rangut të parë Andrei Paly, vdiq në luftime në Mariupol.

Më herët mediat ndërkombëtare raportuan se Ukraina pretendonte se e kishte vrarë. Luftimet e ashpra vazhdojnë në Mariupol, një qytet port i goditur nga granatimet ruse, raporton BBC.

Vdekja e Paly u konfirmua fillimisht nga sekretari i kolegjit detar Nakhimov, Konstantin Tsarenko, në rrjetin social Vkontakte. Më vonë, një senator rus nga Sevastopol, baza e Flotës së Detit të Zi në Krimenë e aneksuar nga Rusia  tha në një postim se “Sevastopol ka pësuar një humbje të rëndë, të pariparueshme…Paly vdiq në betejat për çlirimin e Mariupolit nga nazistët. “Presidenti Vladimir Putin ka folur për fushatën e Rusisë për të çliruar Ukrainën nga “nazistët”, siç pretendon ai.

Burimet ukrainase kanë raportuar për vdekjen e pesë gjeneralëve rusë në luftime, qëkur Moska urdhëroi pushtimin e paprovokuar më 24 shkurt. Rusia ka konfirmuar zyrtarisht vetëm një nga këto viktima, Gjenerali Andrei Sukhovetsky

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV