Sfilata e modës myslimane në Tiranë, Çiljeta kryesoi mbrëmjen me veshje të mbuluar dhe kurorë në kokë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Tiranë është organizuar një sfilatë e veçantë e veshjeve të bukura me mbulesë.

Kjo nismë humanitare ka pasur për qëllim ndihmën ndaj fëmijëve të prekur me kancer, nga ku të gjitha paratë e mbledhura do të shkojnë për shërimin e tyre.

Mes pjesëmarrësve të shumtë, në sfilatë ka qenë e pranishme edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Çiljeta Xhilaga.

Këngëtarja e hitit “Gangsta Love” ka disa vite që është predikuese e fesë myslimane dhe ka treguar se di të jetë një myslimane e devotshme.

Çiljeta ka marrë pjesë në sfilatën “Lumturo dhimbjen” me një fustan të bardhë, me mbulesë deri te koka dhe me një kurorë të bardhë në kokë.

Foto: Çiljeta Xhilaga/Instagram

Veshja e saj është punuar enkas nga stilistja Frida Xhoi Xhei, teksa vet këngëtarja ka ndarë me ndjekësit disa video dhe fotografi nga kjo paraqitje në rrjetin social Instagram.

“Sfilata e bamirësisë “Lumturo dhimbjen“ është një nismë që fton njerëzit që në mënyre vullnetare të kontribuojnë për fëmijët me kancer që sado pak t’i lehtësojmë ato vështirësi ekonomike, që familjaret kanë”, ka shkruar ndër të tjerash Çiljeta në një video të publikuar në rrjetin social Instagram.

Organizatore e aktivitetit “Lumturo dhimbjen” është Brixhida Muça, e cila ka treguar se nismës në fjalë i janë bashkangjitur edhe gra të fesë ortodokse dhe të krishtere, me qëllimin për t’u bërë bashkë për një qëllim të mirë siç është ai ndihmës ndaj fëmijëve me kancer.

Të fundit

Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, Karamuço flet për “Thesarin”: Depërton jelekun antiplumb

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte i ftuar në ‘Top Story’ në Top Channel foli për trafikun e armëve...

“S’po na lënë miqtë e shkijeve”, TKZ njoftojnë se nuk do jenë në stadium

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë të shtunën në “Arenën Kombëtare” përballë Serbisë, pa “Tifozat Kuq e Zi” në krah të tyre. Grupimi më...

A u vodhën zgjedhjet? Ja si përgjigjet Arlind Qori

Kryetari i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar procesin zgjedhor të 11 majit, duke...

Ekspertiza: Si ta dalloni nëse dikush po gënjen në vetëm tri hapa

Gënjeshtrat janë pjesë e përditshmërisë sonë, qoftë të vogla apo të mëdha. Por si mund ta kuptoni kur dikush nuk po ju thotë të...

‘Act Now 2025’ mbyllet me sukses, një hap drejt Shqipërisë digjitale

ACT NOW 2025, eventi kryesor i Shqipërisë për inovacionin dhe teknologjinë, përmbylli programin e tij dy-ditor duke konfirmuar lidershipin e vendit drejt transformimit digjital...

Lajme të tjera

Web TV