Prishi marrëdheniet me Putin/ Ministri rus i Mbrojtjes papritur me probleme në zemër!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lufta e Vladimir Putin po zhytet në një krizë më të thellë sot mes raporteve se ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu është “zhdukur pas problemeve në zemër”.

Ai nuk është parë prej 12 ditësh dhe në TV janë shfaqur pamjet dhe fotografitë e vjetra, thonë mediat opozitare.

Kjo vjen pasi u zbulua se Putini kishte filluar një gjueti shtrigash në rrethin e tij të brendshëm dhe po tregohet i kujdesshëm ndaj aleatëve të ngushtë pasi SHBA dhe Britania zbuluan planet e tij ushtarake.

Ndër ata që ngjallën dyshime ishte Shoigu, i cili është në krye të operacionit të përgjakshëm ushtarak në Ukrainë, që besohet se ka çuar në vdekjen e më shumë se 10,000 trupave dhe vdekjen masive të civilëve.

Daljet e tij publike janë kufizuar ndjeshëm javën e kaluar, ndërsa vajza e tij e vogël Ksenia, 31 vjeçe, u pa duke pozuar me ngjyrat ukrainase blu dhe të verdhë.

Më 18 mars, Shoigu, 66 vjeç, u përmend në një raport në faqen e Kremlinit duke thënë se ai dhe Putin kishin diskutuar ‘përparimin e operacionit special në Ukrainë’ me anëtarët e përhershëm të këshillit të sigurisë.

Të fundit

Barcelona fut duart thellë në xhep! Duhen 100 mln euro për blerjen e vitit

Barcelona ka një ëndërr. Klubi katalanas do ta kalojë zhgënjimin e Nico Williams duke bërë një transferim edhe më...

“Presingu” i Ramës, Ermal Dredha firmos dorëheqjet e drejtuesve të Bashkisë së Vlorës

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, ka ndërmarrë një vendim të rëndësishëm këtë mëngjes, duke firmosur dorëheqjet e të gjithë drejtuesve të bashkisë....

Mes Bayernit dhe Barcelonës, Luis Diaz thyen heshtjen: “Jemi në negociata”

Luis Diaz është në qendër të vëmendjes këtë verë, me Barcelonën dhe Bayern Munich që janë gati të luftojnë në distancë për anësorin kolumbian...

VIDEO: Zjarri shkrumbon pyjet dhe i afrohet Marsejës, mbyllet aeroporti

Një zjarr i madh ka shpërthyer në pyjet pranë Marsejës, në Francën jugore, duke shkaktuar alarm tek autoritetet lokale, ndërsa flakët, të nxitura nga...

Pronarët e lokaleve në Lungomare: Do detyrohemi të mbyllim biznesin

Ndërhyrjet në Lungomare, të kërkuara nga Kryeministri Edi Rama, kanë nxitur pakënaqësitë e parë tek pronarët e bareve dhe restoranteve. Ata janë kundër ndërhyrjes në...

Lajme të tjera

Web TV