Zelensky fjalim në samitin e NATO: Na jepni 1% të 20 mijë tankeve tuaja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbajtur një fjalim në Samitin e NATO-s, ku ka pasur vetëm një kërkesë.

“Ju keni të paktën 20,000 tanke. Ukraina ka kërkuar një për qind të të gjithë tankeve tuaja. Jepini ose na i shisni, por ne nuk kemi një përgjigje të qartë”, tha Zelensky.

Në një kohë kur NATO po mban samitin, Zelensky tha se s’ka marrë një përgjigje konkrete nga ata.

“Edhe një herë, më 24 shkurt ju drejtova me një kërkesë logjike për të mbyllur qiellin tonë në çfarëdo mënyre që do të mbronte qytetarët tanë nga bombat dhe raketat ruse. Ne nuk kemi dëgjuar një përgjigje të qartë. Ju i shihni pasojat sot: sa njerëz u vranë, sa qytete u shkatërruan”, tha Zelensky.

Ai tha se pavarësisht se nuk janë ne BE, Ukraina mban vlerat Europiane.

“Ekziston një ndjenjë se jemi në një zonë gri mes Rusisë dhe Perëndimit, por ne mbrojmë vlerat që na bashkojnë me ju dhe ne po e bëjmë tash e një muaj. Është muaj i rezistencës heroike, një muaj i vuajtjeve mizore, një muaj i shkatërrimit të një vendi paqësor”, tha Zelensky.

Të fundit

Zhegrova kalon testet mjekësore te Juventusi, paga e tij 52 mijë euro në javë

Edon Zhegrova është futbollisti më i ri i Juventusit. Paraditen e sotme, sulmuesi kaloi testet mjekësore në Torino. Paga...

“Futbolli i Arsenalit është i shëmtuar, më vjen keq”

Legjenda Peter Schmeichel ka kritikuar lojën e Arsenalit, referuar ndeshjes me Liverpool (The Reds fituan 1-0 me gol fantastik nga Szboloszlai). “Me thënë të drejtën,...

Franca urdhëron spitalet të jenë gati për luftë

Spitaleve franceze u është kërkuar të bëjnë përgatitje për një luftë të mundshme në Evropë, ndërkohë që Gjermania ka bërë të ditur se është...

Putin: Kam arritur marrëveshje me Trump për paqen

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se ka arritur "marrëveshje" me Presidentin amerikan Donald Trump gjatë takimit të tyre në Alaskë muajin e kaluar,...

Irani akuzon Europën: Jeni bërë vegël e SHBA-së dhe Izraelit

Europa po heq dorë nga roli i ndërmjetësit mes SHBA-së dhe Iranit dhe po ia dorëzon fatin e marrëveshjes bërthamore vetos së Donald Trump. Kështu...

Lajme të tjera

Web TV