“Mbajeni mend këtë person!”/ Autoritetet ukrainase japin alarmin për gjeneralin rus: Do kujdesemi që…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zyrtarët e Ukrainës kanë akuzuar së fundmi një gjeneral rus, të identifikuar si Mikhail Mizintsev.

Sipas tyre ky person është përgjegjës për sulmet në qytetin e Mariupoli ku kanë mbetur të vdekur qindra persona.

Bëhet me dije se kryetarja e Qendrës së Ukrainës për Liritë Civile, Oleksandra Matviichuk ka postuar në rrjetin e saj social Twitter, një foto të gjeneralit, ku shkruan se ky është personi përgjegjës për rrethimin e Mariupolit.

“Mbajeni mend këtë person. Ky është Mikhail Mizintsev. Ai po udhëheq sulmet në Mariupol. Është ky personi që ka urdhëruar sulmet në spitalin e fëmijëve, në teatrin dhe në shumë godina të tjera të banimit” – shkruan në Twitter Matviichuk.

Ndërkohë kujtojmë se sipas mediave të huaja, sulmi i parë ishte në një prej materniteteve, ku u vranë fëmijë dhe gra shtatzëna. Në sulmin e dytë, u godit teatri i Mariupolit ku sipas autoriteteve vendase, strehoheshin të paktën 1000 civilë, shumica e të cilëve ishin fëmijë dhe të moshuar.

Të fundit

Ambasadori i BE në Kosovë:Ushtroni të drejtën e votës dhe shprehni lirisht zgjedhjen tuaj

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, sot ka vizituar një qendër votimi në Vushtrri, për të kuptuar më...

Trump flet me Putin, presidenti amerikan: T’i japim fund luftës sa më parë

Presidenti amerikan  Donald Trump konfirmon telefonatën me presidentin rus Vladimir Putin. Trump tha se ka pasur gjithmonë një marrëdhënie të mirë më Putin dhe ai...

Kosova në zgjedhje/ Kandidatët për kryeministër hedhin votën, thirrje për të votuar

Vullnetin e tyre në kutive e votimit e kanë shprehur edhe kandidatët për kryeministër, së bashku me familjet e tyre. Ramush Haradinaj nga Koalicioni për...

Karnavalet e Shkodrës, përgatitje për spektaklin e veçantë të qytetit

Nga data 17-23 shkurt do të zhvillohen Karnavalet e Shkodrës, një aktivitet që do të sjellë spektakël për qytetin. Përgatitjet kanë nisur prej disa...

Alergjitë nisin më herët/ Mjekët: Shtohen fëmijët e prekur

Me afrimin e pranverës nuk vijnë vetëm temperaturat më të ngrohta. Çelja e mimozave, akaciave apo poleneve të tjera sjellin shqetësime e para për...

Lajme të tjera

Web TV